Një botim i ri historik për Luftën në Skrapar në Panairin e Librit, Pallati i Kongreseve (15-19 nëntor 2023)
Në Luftën e Dytë Botërore, për vetë pozicionin gjeografik dhe mbrojtjen e sigurinë që i ka dhënë natyra, Skrapari u bë strehë dhe rezidencë e shtabeve të formacioneve kryesore antifashiste dhe joantifashiste që u krijuan në shkallë rajonale e kombëtare, e vendkomandave të tyre dhe e spitaleve partizane dhe njëherësh edhe e misioneve ushtarake të huaja.
Është një retrospektivë, një analizë dhe vështrim i ri i kësaj lufte nga ptotagonistët e saj, pastaj nga studiuesit dhe dokumentet arkivore pas rreth 80 vjetësh.
Libri është botuar nën kujdesin e shtëpisë botuese “Naimi” si dhe Bashkisë së Skraparit, veçanërisht të kryetarit të saj, Adriatik Mema.
Gjendet në stendat e botimeve “Naimi” në panairin e librave të këtyre ditëve në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.