Yzedin Hima: Rehova

Yzedin Hima: Rehova

 

Këtu nuk ka rrugë me emra të shquar

as vija të bardha e tabela qarkullimi

apo trotuarë

nuk ka reklama çoroditëse gazetshitës

shoqata joqeveritare e lypsarë

nuk ka seli partish e neone hipokrite

dhe kusarë

këtu zot është ajri i dlirë

pylli mali burimi

dhe ky qiell si portë e hapur