Një festë mbresëlënëse në Roshnik të Beratit
Një atmosferë fantastike*) është krijuar dje në Roshnik të Beratit, i njohur për fikun e thatë nga më të mirët në Shqipëri të quajtur “Roshnikas”.
Banorët e zonës dhe vizitorët e shumtë nga Berati dhe me gjerë ndoqën një larmi aktivitetesh artistike me muzikë, valle, lojra sportive, kayake, etj .
Të pranishmit shijuan produktet e zonës të ekspozuara në panairin e organizuar me këtë rast, degustuan verë tradicionale të Kantinës “Alpeta” etj.
Çdo vizitor që vjen në Roshnik, në vendlindjen e dinastisë së Qyprilinjve të famshëm në Perandorië Otomane, surprizohet nga panorama e mrekullueshme e natyrës së Nahijes së Tomorrit, nga puna dhe shpirti sipërmarrës i banorëve të zonës, nga mikpritja dhe dashuria e njerëzve bujarë të Roshnikut,nga cilësia e jetës së familjeve dhe nga drejtimi agroturistik që ka marrë vitet e fundit kjo zonë.
Vetëm gjate vitit 2023 në Roshnik janë regjistruar 11 mijë turiste, dhe gjatë festës lokalet ishin të pronotuar me turiste të huaj.
*) Nga postimi i deputetit të zones, Fadil Nasufi