Një foto e vjetër e fisit Cerova dhe një histori interesante pas diçiturës së saj

Një foto e vjetër e fisit Cerova dhe një histori interesante pas diçiturës së saj

 

 

Kjo foto familjare e postuar në statusin e tij të Facebook nga pinjolli i fisit Cerova, Sevo Cerova Linatopi, nga Berati, me banim në Itali, i përket viteve ’30 të shekullit të kaluar dhe është bërë në Tiranë, ku dhe banonte ky fis.

 

 

Në të janë gjyshi i tij, Seiti dhe vëllai i gjyshit, Nuredin Cerova me familjet e tyre.  Sipas radhës: Zyhraja, e shoqja e Nuredinit; Kadami, gjyshja; Seiti dhe Aliu i vogël, djali i Nuredinit.

 

Por ajo që përbën histori dhe e bën interesante këtë foto, është se, pas vrasjes së Riza Cerovës në vitin 1935, të gjithë shokët, bashkëluftëtarët edhe familjarët dhe të afërmit e Riza Cerovës u përndoqën nga qeveria e Mbretit Zog.

 

 

Të detyruar, për t’i shpëtuar kësaj përndjekjeje, një pesë e atyre që kishin mbiemrin Cerova, kishin apo nuk kishin të bënin me Riza Cerovën, ndërruan mbiemrat. Kurse dy personazhet e mësipërm, Seiti dhe Nuredini, edhe pse ishin me punë dhe detyra të rëndësishme, nuk e ndërruan mbiemrin e tyre Cerova, jo vetëm për shkaqe patriotike, por edhe politike se ishin fanolistë republikanë.

 

 

Të dy drejtorë postash-telegrafike, u tranasferuan, Seiti në Këlcyrë dhe Nuredini në Kuçovë. Më pas lëvizën përsëri; njëri në Elbasandhe tjetri në Berat.

 

 

Tani ky fis është i përhapur në në disa rrethe të Shqipërisë, por edhe në diasporë.