Një nga historitë dhe anekdotat më brilante të Ditëve të Pavarësisë, që i bënte për të qeshur të gjithë ata që e dëgjonin!…

Një nga historitë dhe anekdotat më brilante të Ditëve të Pavarësisë, që i bënte për të qeshur të gjithë ata që e dëgjonin!…

Skënder Luarasi, i biri i Petro Nini Luarasit, shkrimtar, publicist, përkthyes, studies, në librin e tij “Isa Buletini” tregon një episod për një skraparlli në ditët e formimit të ushtrisë, më 4 dhjetor 1912, të cilin ia kishte treguar një bashkëkohës me emrin Shefki Allko.

 

Në Vlorë në muret e ndërtesave të qytetit u afishua një urdhër: “Kushdo që dëshiron të shkruhet suvarí (kalorës) të vijë në zyrën…”. Dhe shënonte zyrën.

 

 

Kamber Grëmshi nga Grëmshi i Tomorricës, që qe shtatshkurtër u paraqit te organizatorët dhe u tha se kam edhe unë kalë me shalë me takëmet dhe armët, prandaj dua të regjistrohem.

 

“Mirë, more mirë, i tha një oficer shqiptar, po pa mbështet një çikë trupin pas murit atje të shohim sa i gjatë”.

Kamberi bëri si e urdhëruan; oficeri lexoi lartësinë metrit në mur dhe tha se shtatin e ka disa centimetra më të shkurtër nga sa e parashikonte rregullorja, prandaj nuk e pranuan.

 

“Je më i shkurtër seç  e parashikon rregullorja”! – i tha oficeri

 

“Ja këtë nuk ma kanë thënë në kohën e Turqisë, kur shërbeva kaq vjet si suvari. Por pa më thoni ku mund ta gjej Ismail Qemalin”? – pyeti Kamberi.

 

Dhe u nis drejt Skelës. I dhanë leje dhe gjeti e në shoqëri me Isa Buletinin.

Si e përshëndeti kryetarin e qeverisë provizore me atë fisnikëri të vërtetë që dinë të përshëndesin vetëm fshatarët shqiptarë, Kamberi i tha me nxitim dhe i zemëruar:

 

“A nuk më thoni, Ismail Bej, për cilin e ke bërë zotrote Shqipërinë, vetëm për të gjatët apo edhe të shkurtrit”?!

 

Ismail Qemali donte ta dinte si e kishte hallin skraparlliu.

Dhe ky i tregoi se çfarë kishte ngjarë në zyrën e rekrutimit.

Plaku i nderuar i Shqipërisë vuri buzën në gaz, shikoi Isa Buletinin, sikur do t’i përgjigjej ai Kamberit:

 

“Edhe për të shkurtrit, edhe për të gjatët”, tha Isa Boletini, duke vënë buzën në gaz.

Dhe e përcolli të gëzuar me porosi për komisionin që ta pranonin Kamberin si suvari.

 

Nuk kaloi shumë dhe kjo anekdotë brilante e Ditëve të Pavarësisë u përhap dhe bëri për të qeshur, jo vetëm ata që e dëgjuan atëhere, por edhe ne që e mësojmë sot pas 100 e ca vjetësh.

 

Mirënjohës, Skënder Lurasit për këtë xhevahir të rrallë! Paqe e Qetësi Parajse për Të”!

 

 

Mblodhi dhe punoi:

Zylyftar Hoxha

#Orakujt…#