Skrapari, “krah i ngrohtë” i Qeverisë së Vlorës

Skrapari, “krah i ngrohtë” i Qeverisë së Vlorës

Ka dokumente e të dhëna që Ismail Qemali kishte simpati për skraparllinjtë, të cilët ai nuk i njohu vetëm kur ndërmori hapin e madh, formimin e shtetit shqiptar më 1912, por që më pare, kur ai ishte deputet në parlamentin osman në vitet 1908 – 1911, duke ardhur disa herë si përfaqësues i rajonin Berat–Skrapar–Vlorë.

 

 

Në këtë periudhë ai njohu shumë njerëz, që më vonë i thirri për ndihmë në Shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912.

 

Miq dhe bashkëpunëtorë të afërt për të nga Skrapari, në këtë kohë, kanë qenë:

 

 

 Xhelal Bej Koprencka:

 

Ishte mik i tij i ngushtë, të cilin e thirri të linte detyrën në Janinë dhe të bashkohej me të në Vlorë. Koprencka është një nga firmëtarët e Actit të Pavarësisë dhe më vonë u caktua komandant i forcave kundër grekëve në rajonin Skrapar–Korçë–Përmet.

 

 

 Tefik Rogu:

 

E thirri nga Turqia dhe shkëmbeu me të një numër telegramesh gjatë angazhimit të Rogut në administratën e re në zonën e Beratit dhe Skraparit.

 

 

 Maliq Vlusha:

 

Gëzonte një simpati të veçantë nga Ismail Qemali, i cili e zgjodhi atë në kabinetin e tij qeverisës.

 

 

Ai pati besim te mbëhtetja që i dhanë luftëtarët skraparllinj për mbrojtjen Qeverisë së Përkohshme nga rreziku grek.

 

Me mijëra burra të Skraparit rrokën përsëri armët, nën udhëheqjen e trimave si Lace Backa, Riza Kodheli, Ali Çepani (Farmaqi), Ali Koprencka, Sokol Radeshi, Sulejman Spathara, Servet Zaloshnja, Muco e Avni Kapinova, Sokoll Radeshi (Satka), Myftar Cepani dhe Rustem Çepani, Veiz Naska, Qazim Zaberzani, Sefedin Visocka, Tefik Rogu, Riza Vala, Bektash Zaberzani, Taulla Dyrmishi etj., të cilët ai i përmendte shpesh me mirënjohje në fjalimet e tij brenda dhe jashtë vendit.

 

#Blog#

Përgatiti: Z. Hoxha