Një përshëndetje dhe një urim nga larg për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit
Ferruze Gjoka
Ish-mësuesja Ferruze Gjoka që nga Amerika e largët ka zgjedhur “Orakujt e Tomorrit” për të përshëndetur dhe uruar kolegët e saj mësuses kudo që janë, por, veçanërisht ata me të cilët ajo ka që ka qenë më afër dhe që ka punuar me ta.
Ja mesazhi dhe urimi i saj:
Uroj të gjithë mësuesit: Gëzuar 7 Marsin!
Në veçanti uroj kolegët dhe koleget që kam punuar për 40 vite me radhe! Kolektivin e fshatit Qafë në vitet77 – 92 ata që s’jetojnë u prehshin ne paqe dhe të tjerët jetë të gjatë e mbarësi në familje!
Gjithashtu uroj kolegët e kolegët që kam punuar në Zogas, Kalanjas dhe Çerenisht!
Sa kujtime te bukura që kam sado me vështirësi po ia kemi dalë! Si të harroj unë shoqen e fëmijërisë, Këzen, që më falte veç dashuri, Selvinë, që falte veç dashuri si motër e madhe apo Aurelen e Dylit që veç qeshnim e s’u mërzitëm një hërë.
S’e harroj Shpresen në Qafe e Bashkimin, Ajetin, që ishin lezeti i kolektivit!
Se harroj Faslliun, Filen që i kam njerëzit tanë, dhe kur vinin na vizitonin në shtëpi kënaqeshim me ta!
Si harroj kolegët e kalanjasit që ishin njerëz të mirë dhe kemi kaluar në harmoni, që nga mësues Petriti, Festimi, Sinani, Hurmaja, Zana gojëmbëla, Luani që vetëm buzeqeshja s’iu nda asnjëherë, Flamuri, Bakushja, Majlinda, vajzat e reja që i jepnin lezet muhabetit, Ina, Orinela,Tila, një vajzë që e kishim drejtoreshë. Sa e mira ishte, po ndjesë, ia kam harruar emrin!
Si të harroj Benin apo Betën, që bënim rrugën me furgon! Kujtoj Xhemalin, Nasipin, kujtoj Dilaverin dhe Hajrullain (ndjesë paçin)!…
Me mall kujtoj mesuesit e mi në klasën e parë Nekiun e ndjerë, flas e kujtoj me mall mesuesen e kolegen time, Dhimitrën, me mall kujtoj gjithë mesuesit e Çorovodës (ata që më njohin e i njoh) dhe gjithë mësueset e Çorovodës që takoheshim e bënim muhabet!
Me shpirt them se kam shumë mall për të gjithë ata që që përmenda më sipër dhe për të tjerë që nuk më janë kujtuar për momentin dhe që u kërkoj falje për këtë!….
Mund të mos i lexoni, se shumë jam zgjatur, por unë kështu e ndjeva, t’u kujtoj. Ju respektoj e iu dua shumë, kolegë e kolege!
Gezuar, gëzuar 7 Marsin!
Uroj dhe tre mesuesit e familjes sime, Pëllumbin, Julindën në Shqipëri dhe Gertën, këtu në Amerikë!
Ju dua shumë!