Një qendër tjetër rekreativo – sportive i shtohet qytetit të Çorovodës

Një qendër tjetër rekreativo – sportive i shtohet qytetit të Çorovodës

Pas përurimit të qendrës rekreative në lagjen “5 Shtatori”, asfaltimit të rrugëve të tri lagjeve, në një tjetër objekt janë përqendruar punimet e këtyre ditëve.

 

 

Financuar  nga fondet e BE për Bashkitë (EU4 for Municipalities), po ndërtohet Qendra Sportive pranë shkollës “Zylyftar Veleshnja”.

 

Punimet po vazhdojnë me ritme të larta. Projekti pritet të përfundojë në javën e dytë të muajit qershor.

 

 

Nga ky projekti do të përfitojnë jo vetëm nxënësit e kësaj shkolle, por dhe komuniteti i të rinjve dhe të rejave të lagjes “Estef Caka” pranë kësaj shkolle, pasi kjo qendër sportive do të shërbejë edhe si qendër komunitare.