Nofka miqësore humori për disa fshatra të Skraparit

Nofka miqësore humori për disa fshatra të Skraparit

 

Dikur për të gjitha fshatrat e krahinës sonë kanë qarkulluar anekdota apo nofka humori miqësor, të cilat, kur binte fjala përmendeshin me shaka dhe kurrë nuk merreshin për keq. Qarkullonin disa variante për të njëjtin fshat, njëri që e lëvdonte dhe tjetri që e shante.

Ka kaluar kohë dhe nga mungesa e vëmendjes, ose nga frika se mos merreshin për ters, nuk i ka grumbulluar njeri deri më sot. Por ajo është një pasuri e krijimtarisë popullore, që s’duhet të humbas, dhe, në radhë të parë, nuk duhet të keqkuptohet dhe keqinterpretohet, pasi në kushtet e sotme, kur fshatrat kanë marrë tjetër fizionomi dhe disa nga ata janë shpërbërë fare, këto thënie e kanë humbur vlerën e dikurshme, por kanë vlerën tjetër, atë folklorike.

Ndaj kush e di më të plotë këtë vargëzim, ose variante të ndryshme për të gjitha fshatrat, jini të lutur t’i dërgoni pranë redaksisë sonë.

 

Pa zabit vëseshtallinjtë,

 

kazmaxhinj osojallinjtë,

 

okërrxhinj qafallinjtë,

 

poçe thyer visockallinjtë,

 

dyfekxhinj koprenckallinjtë,

 

sherrxhinj gjergjovallinjtë,

 

kot së koti potomllinjtë,

 

kokëfortë vëlushallinjtë,

 

qylafbajgë gradecallinjtë,

 

larëhollë leshnjallinjtë,

 

pordhaxhinj mëlovallinjtë,

 

kakërdhi rehovallinjtë,

 

grëmshllinjtë si çingitë,

 

t’u dhjesh t’ëmën t’u hash dhitë…