Opinion i ditës për ato që ndodhin vetëm tek ne: “Ti që më bone nder mu, të boftë Zoti gazep”!
Kastriot Kotoni
Ato e kanë emrin Alda apo Rosela e çfarë rëndësie ka kjo? Klikimet e këtyre emrave po marrin përmasa të frikshme edhe pse thjesht është një ngjarje e ndyrë private mes dy palëve që kanë një marrëveshje, apo beslidhje ti në punën tënde unë në punën time, na puqen interesat jemi në rregull.
As që dua t’i hyjë interesit mediatik dhe mbushjes së gjellës politike me ngjarje për të shkëputur vëmendjen nga realiteti.
Ngjarjen unë dëshiroj ta nxjerr nga vorbulla e një çoroditjeje mediatike. Së pari, është një ngjarje që ka ndodhur në shekuj e do të ndodhi edhe në të ardhmen. Mijëra gra, motra e vajza shqiptare kanë punuar në familjet e të huajve pas viteve 1990, si pasojë e emigracionit. Më thoni a nuk i dimë si i kanë pritur , me dyshim e mosbesim, me provokime të ndyra e me propozime nga më monstruozet. Shpirti i tyre e di!
Lotët e tyre kanë larë rrugët e Greqisë dhe Italisë dhe gjith Evropës. Mos, more, shqiptarË, pse bëni sikur keni lindur të pasur kur edhe sot nga krahët e tyre mbahemi.
Ndaj, ju ftoj të respektojmë njeriun e ndershëm e me vyrtyte që ka ulur kokën të punojë me nder për të mbajtur familjen e vetë dhe të ndihmojë të afërmit.
Tema që unë trajtojë është morale, sepse edhe ligji e njeh konvertimin e një precedentin moral të kthyer në shkak për të kryer vepra penale antiligjore. Po e marrim më thjeshtë, a ka padrejtësi shoqërore në Shqipëri, a përbën kjo shkakun që dikush t’i rrëmbejë pasurinë tjetrit? Po sipas kësaj logjike a zgjidhet halli yt apo i asaj nëpërmjet vjedhjes së tjetrit?
Ja paske urrejtje ti për atë që të punëson , por ti një individ edhe të vjedh vajhallit të jenë me qindra , apo me mijra punëtor që e urrejnë pronarin ose pronaren. Ti je në kushtet e një marrëveshjeje me tjetrin apo tjetrën, sepse si ty ka me qindra e me mijra, po këtë besimin që të fal tjetri a vlerëson ti zonjë apo zotëri?
Fshikullimi deri në tallje nga media i kësaj zonje është i drejtë do thoni!
Por sa më e thjeshtë të duket vjedhja aq më i ulët është gjesti këtu qëndron problemi. Pse kaq thjesht e ke gjetur rrugën për të kryer akte të ndyra mosmirënjohjeje ndaj njerzve që të kanë besuar?
Kjo figurë krimi në Shqipërinë ku të vrasin për një fjalë goje, nuk kalohet kollaj, sepse jemi një vend i vogël e nuk i ke bërë llogaritë mirë, sepse pas ke një familje me një thes me kushërinj e krushqish, këto nuk i ke menduar, apo një dorë tjetër të ka yshtyr në veprime infantile.
Duket krejt absurde kjo vjedhje edhe si ngjarje, por degradimi moral i një çifti prind fëmijë është ajo që duhet të na shqetësoj si shoqëri. Të mbetemi te thelbi i një shoqërie që nuk njeh zot e kanun, ligje, apo kode morale, kjo është e ardhmja që na pret? Ti vjedh unë vjedh ku vete kështu Shqipëria?
Në të ka fyer tjetra e kishe shum kollaj, shpagimin ia plasje në fytyrë si një çështje personale mes dy personave me mospërputhje karakteriale. Ajo tjetra që ti ke vjedhur është një nënë e cila do ia dëgjojmë gjëmat e bëmat, por fjalën e ka drejtësia.
Ju zonja e dini se shumë qytetar nëpër botë i besojnë paratë nëpër banka, apo në bursa ndërkombëtare dhe shpesh herë humbin pasuri prallore, si pasojë e falimentimit të tregjeve dhe nga situatat ndërkombëtare dhe krizave globale, po nuk e çojnë veten deri në atë derexhe sa t’i hyjnë krimit të vjedhjes e nuk kanë ku ti fshehin paratë.
Naiviteti në këtë show nuk ka palë. Nuk ka kut për të matur budallallëkun e palëve dhe psiqiatria do të ketë shumë punë me personazhet. Dhe do vijmë tek ajo fjala popullore ”Hodhi një gur një budalla e u turën njëqind të mençur e nuk e nxorën dot”.
Futen paratë në këto banka që i kanë dalë zorët e barkut nga hakerat do të thotë dikush? Po kur sheh lloj lloj fukarenjsh që luajnë në lojrat e bixhozit e shkatërrojnë ekonomin e shtëpisë dhe po ashtu shkatërrojnë familjen, ky është problem!
Dilni nga guacka e një “Big bradhëri mediatik” , krizat ekonomike kanë dhënë pasoja në familjet shqiptare si në gjithë botën, qeveria duhet të ndjek jo vetëm zhvillimet ekonomike si ecuri globale , por në kushtet ku tregu i punës është bërë filozofi e jetës e të çon në zbrazjen e vendit nga forcat e punës, duhet parashikuar një strategji e re për të ardhmen, në mënyrë që Shqipërinë ta gëzojnë shqiptarët e mirë puntor e të ndershëm e jo Aldat e Roselat me kopen e tyre.
Reforma në drejtësi duhet të justifikojë besimin e popullit e të reagojë ndaj kujtdo që fut dorën në xhepin e shqiptarit dhe ka kryer krime. Askush nuk po trembet dhe vazhdon në rrugën e tij si “Lumpen”, e me çpo shohim e dëgjojmë, ky rast kur kishit një popull në krahë e nuk iu përgjigjët besimit të tij zgënjimi i tij do jetë, jo një rufe në qiell të hapur, por një shkretëtir e një toke me histori të lashtë, e cila u zbraz prej oreksit të pangopur të disa hajdutërve dhe kriminelëve të paskrupullt, që burgu i “Guantanamos t’u duket hotel me pesë yje”.
E doni këtë popull pa brek në bythë, si njëqind vjet më parë, siç thoshte Noli ynë i madh, Anës Lumit i palarë, po vajtoj pa fund pa shpresë”. Ndaj dhe shprehja tiranase “Ti që më bone nder mu, të boftë Zoti gazep”, vlen si për Roselën e Aldën, por edhe për popullin shqiptar, i cili i voton prej 31 vjetësh e vidhet e vritet nga politikanët e soj e sorrollopi i tyre.