Resmi Dosti: Big Brother, një llahtari e mbrapshtë njerëzore në ekran!…

Resmi Dosti: Big Brother, një llahtari e mbrapshtë njerëzore në ekran!…

Resmi Dosti

 

Si shqiptar që jetoj larg me zemër të coptuar nga malli për vendin tim, por që rrethanat më detyrojnë ta lejoj zemrën të qajë për atë që kam humbur, kam shumë mall, merak e kureshtje për çdo gjë që ndodh në vendin tim ku kalova 64 vjet me të mira dhe jo të mira, por gjithnjë krenar që jam bir i atij vendi.

 

Kur me pyesin nga je, këtu në Amerikë , kam hartën në xhep dhe iu tregoj “Albenien” dhe flamurin e saj. Sepse me të vëtet kemi se çfarë t’i tregojmë botës.

 

Më bëhet qefi kur shikoj që në vendin tonë po lulëzon ajo që është ëndërruar, sidomos në shekullin XX, kur bota e qytetëruarë  u bë e njohur nga masa e popullit tonë. Kjo për shkak të zhvillimit të informacionit që u arrit në këtë shekull.

 

Me kënaqësi po ndjek edhe zhvillimin e kuptimtë dhe të domosdoshëm që po ecën në Shqipëri. Duke mos dashur të ilustroj pa fund arritjet, kam vetëm një shqetësim, i cili mund të rehatohet  edhe me kritikë ndaj konceptit tim “konservator”.

Kjo ka të bëjë me kulturën. Unë jam i kënaqur edhe me zhvillimet kohore, si në kohë dhe në hapësirë. Por dua të shtroj një pyetje: Çfarë vlera i sjell vendit ky “Big Brother” që po na zënë sytë  në këto ditë?!…Ku po shkon një demostrim e propagandë e kulturës së vendit, pse jo dhe nga më të varfërit në botë, nga një grup, i cili jeton jashtë realiteit që e rrethon, si në parajsë, dhe demonstron elemente të rezervateve të Amazonës në Amerikën apo Afrikën e Jugut!

 

…Shqipëria një kulturë të tillë nuk e ka përjetuar  qysh nga koha e pellazgëve. Është për të ardhur keq, të harxhojë populli energji morale, kulturore, pse jo edhe ekonomike me forma të tilla bajate.

 

Kush investon atë shpenzim marramendës, që as mbretërit nuk e gëzojnë si ata në Bigbrother?

Pse duhet te mos ketë shtëpi publike, kur ka të tilla kaq hapur dhe të organizuara e të demonstruara si  aspekte “kohore” të kulturës në botë?…

Pse dënohen ata qe kryejnë prostitucion për nevoja ekonomike, kur ne shikojmë këtë llahtari  të mbrapsht njerëzore në ekran?…

Kush argtohet me të tilla skena?…

Çfarë edukate i japim brezit adoleshent në këto kohë me shumë halle, që përjeton populli shqiptar  në shumë aspekte?…

 

Më duket se ka nevojë për një diskutim masiv. Nuk jam kundër Big Brotherit, pasi e shikojmë në tërë botën, por edhe aty duhet të ketë një farë program me karakter kombëtar, aq më shumë në vendin tonë që është delikat në disa gjera morali.

 

Një lakuriqesi të kësaj natyre  dhe në Amazonë nuk e gjen…Shoqëria njerëzore është një komunitet që gëzon format me te arrira organizative të jetës komunitare në të gjitha gjallesat që njihen sot.

 

Pra askush nuk ka të drejtë të dalë nga kjo kornizë, pa asnjë të drejtë, por edhe të respektojë  detyrimiet e kornizës…

Harmonizimi i të drejtave me detyrimin është kusht  i domosdoshëm për një jetë harmonike dhe të bukur njerëzore.

 

Me keqardhje ndjekim në media, se edhe aty në Bigbrother lulëzon edhe disharmonia dhe zënkat që jo vetëm dëmtojnë harmoninë, por janë edhe bartëse të pasojave kriminale për nesër…

 

Këtë edukojmë dhe promovojmë ne?…

 

Atëhere duhet të themi që Zoti të na falë mëkatet!