Paradoks(!): Një foto e retushuar e disa luftëtarëve të Çetës partizane të Skraparit, ku mungon Mestan Ujaniku dhe Gjin Marku
Nuk është e vetmja, foto të tilla të retushura, ku hiqeshin “armiqtë e padëshiruar” dhe “tradhtarët”, i gjeje në stenda muzeumesh historikë, në ekspozita festive, në libra, fletë-palosje dhe në shumë materiale të tjerë propagandistike në të gjithë Shqipërinë.
Madje edhe sot i gjen të ekspozuara, sepse mungojnë origjinalet.
“Lufta e klasave” ka bërë të vetën.
Po si bëhej retushimi? Ishte një veprim teknik shumë i thjeshtë për fotografët dhe laborantët e fotografisë. Mbi figurën e atij që do të hiqej, gjatë ekspozimit në dritë vendosej një pengesë, e cila linte gjurmë të bardhë të sfondit.
Sot secili që ka në dorë një celular, me anë të një aplikacioni e bën menjëherë dhe fare thjeshtë këtë marifet, duke hequr njerëzit që nuk dëshiron.
Por le të kthehehmi te fotoja e parë
Krahasojeni atë me origjinalen!
Fotoja e retushuar
Fotoja origjinale