Peshkopata e Skraparit, një zbulim i rastësishëm arkeologjik që dëshmon lashtësinë e qytetit të Çorovodës

Peshkopata e Skraparit, një zbulim i rastësishëm arkeologjik që dëshmon lashtësinë e qytetit të Çorovodës

U zbulua rastësisht kur, Mylazim Sulçe, nga Radëshi, me banim të hershëm në Çorovodë, në vitet ’80 të shekullit të kaluar filloi të ndërtojë një shtëpi në lagjen “Hasan Seitaj” shumë pranë Përroit të Mollasit. Një pjesë e zbulimit është brenda oborrit dhe shtëpisë së tij.

 

 

Karakteristikë kryesore e pjesës së zbuluar deri tani janë dhomat, pilastrat, mbetje të pikturës murale, gjurmë mbishkrimi dhe varret.

 

 

Dhoma ka përmasat 5.93 x 4.60. Dyshemëja e saj përbëhet prej rrasash guri me përmasa të ndryshme.

 

 

Në faqen veriore të murit ka një protezisë(vend për ruajtjen e dhuratave) të ruajtur pjesërisht, tri pilastra të fuqishme prej guri. Këtu ndodhe te dhe piktura murale me pjesë skenash të ndryshme me motive bimore dhe gjeometrike me një kombinim ngjyrash të gjalla dhe tërheqëse

 

 

Dallohet fragmenti i një shenjtori që qarkohet nga dy shirita të bardhë e kafe të kuqërremtë mbi pilastër

 

 

Ndërtimi i saj dhe piktura murale dëshmon për gjurmë të krishterimit në shekullin e 10-të të e.r.s., ndoshta edhe më parë.