Qafa e Kiçokut, “Vaterloja e Luftës Italo – Greke”, mbi 1 600 të vrarë në të dy krahët për 24 orë luftë
Me 9-10 mars 1941 në Shqipëri, në zonën ndërmjet Beratit e Këlcyrës tek Qafa e Kiçokut (Kuota 731 dhe teqja Kiçokut) u bë një nga betejat më të ashpra te luftës italo-greke.
Në me pak se dy ditë aty u vranë rreth 1000 italianë dhe 600 grekë, shumica ushtarëve u bënë copa-copa prej artilerisë. Flitej në atë kohë se maja e asaj kodre, kuota 731 (731 metra mbi nivelin e detit), u ul 4 metra nga tronditjet e tokës nga bombardimi shumë i rëndë me artileri.
Pas disa muajsh italianët atë vend e emërtuan ”Zona Sacra” (Zonë e Shenjtë) për shkak të numrit të madh të të vrarëve të mbetur aty. Po aty ata ndërtuan një mëmorial në nder të të rënëve, i cili, fatkeqësisht u prish mbas çlirimit nga banorët e zonës si një zemërim dhe urrejtje që vëndi i tyre u përdor si placdarm në këtë luftë të pakuptimtë për tad he me kosto të mëdha jetësore dhe njerëzore për ta.
Shkatërrimi i plotë i teqesë së Kiçokut dhe fati i keq i dy dervishve të saj
Teqeja Kiçokut (italianët e quanin ”Monastero”) pranë Qafës së Kiçokut, rruga Berat-Këlcyre, i shkatërruar gjatë Luftes Italo-Greke në mars 1941.
Aty janë vrarë edhe dy dervishë (murgj, i quanin italianët) në atë kohë. Manastiri u shkatërrua plotësisht nga bombardimet.
Kur ikën italianët lanë në gjuhën e tyre një pllakë përkujtimore me mbishkrimin: ”Këtu pushojnë dy murgj të manastirit të goditur nga armiku” (Foto LUCE).
Bilanci i Luftës Italo-Greke
Bilanci i luftës qe tepër tragjik, por është interesant fakti se ai është pak a shumë edhe i barabartë:
Italia
Të vrarë 13.755
Të plagosur 50.874
Të sëmurë 52.108
Greqia
Të vrarë 13.408
Të plagosur 42.485
Të sëmurë 10.000
Kreditet e këtij postimi shkojnë për të apasionuarin pas arkivave të së shkuarës, Kozma Borova