Rubrika “Nëpër Skrapar, guidë historike dhe etno-kulturore”: Ku të gjej Qeshibesi im?!…

Rubrika “Nëpër Skrapar, guidë historike dhe etno-kulturore”: Ku të gjej Qeshibesi im?!…

Duke filluar nga sot, “Orakujt e Tomorrit” çelin rubrikën “Nëpër Skrapar, guidë historike dhe etno-kulturore”

 

Kjo do të jetë, rubrikë periodike në të cilën lexuesi do të gjejë shkrime për zona, fshatra, vende historike, turistike, me monumente natyrore, kulturore, me objekte të veçanta, që nuk duhen lënë pa u parë dhe pa u njohur nga të gjithë, veçanërisht nga të rinjtë e larguar herët nga vendlindja, por edhe nga turistët dhe udhëtarët që u bie të kalojnë nëpër këto zona.

 

“Orakujt…” kanë një projekt të veçantë për këtë rubrikë, por, për realizimin e këtij projekti, veç punës tonë, kërkohet ndihma dhe bashkëpunimi me të gjithë ndjekësit dhe lexuesit tanë të nderuar dhe të respektuar.

 

Ndaj, iu lutemi, na shkruani për vendlindjen tuaj, për gjërat më të veçanta që ka zona dhe fshati juaj, për vlerat e spikatura të trashëgimisë sonë kulturore, që të mos harrohen dhe groposen bashkë me ne, por t’u shërbejnë brezave që vijnë, që sot, në këtë zallamahi politike, sociale dhe kulturore e kanë të vështirë të orientohen atje ku duhet dhe si duhet.

 

Bashkëpunoni me ne, le të bëjmë ne tonën, pa ata janë të lirë të zgjedhin!

 

Faleminderit për mirëkuptimin!

 

 

 

Adresat ku mund të na gjeni, por edhe të na dërgoni bashkëpunimet tuaja janë:

 

Website: www.orakujte tomorrit.al;

Facebook: Orakujtetomorrit (inbox);

Facebook (inbox): Zylyftar Hoxha

Wat –sap: Zylyftar Hoxha

E-mail: [email protected];

 

 

 

 

Më poshtë po botojmë shkrimin e parë të kësaj rubrike: Ku të gjej Qeshibesi im?!…

 

 

Ku të gjej Qeshibesi im?!…

 

Qamil Lako

 

 

Qeshibesi, si dhe të gjithë fshgatrat e Skraparit, ka një histori të ngjeshur me ngjarje interesante. Do të duheshin vëllime të tëra të përshkruheshin, por aq sa na lejon koha dhe vendi, do të hedh disa nga ngjarjet kryesore:

 

 

 

Kalaja ilire e Perivolit

 

Historia e këtij fshati zë fill qysh herët, e dokumentuar që nga koha e Ilirëve. Ai në të gjithë shtrirjen e tij, është i tëri një vendbanim ilir. E dëshmojnë ktë gjetjet arkeologjike, kryesisht objekte qeramike në shumë ara të fshatit, por mbi të gjitha Kalaja ilire, e njohur në poipull si Shën Mitër ose Bregu i Perivolit. Ngritur në një vend strategjik, në një kodër të lartë 800 metra mbi nivelin e detit, ajo kontrollon gjithë luginën e Osumit dhe grykën e Frashërit.

Sipas arkeologëve, megjithëse nuk janë kryer gërmime serioze, ajo I përket shekujve të III – II para erës sonë. Kjo kala mund të ketë qenë vendqëndrimi I ndonjë garnizoni ushtarak që kontrollontte rrugët që vinin nga Dyrrahu, Bylisi dhe Apolonia nëpërmjet dy luginave, asj të Osumit dhe asaj të Tomorricës e që drejtoheshin në jug drejt Epirit dhe maqedonisë nëpërmjet Grykës së Frashërit. Sipas gjasave , kalaja ka shërbyer për komunikim nëpërmjet kodeve të zjarreve, pasi ajo vështron drejt përdrejt Kalanë e Prishtës, kjo e dyta Kalanë e Skraparit, mbi Çorovodë, Kalaja e Skraparit atë të Bargullasit dhe kjo e fundit Kalanë e Beratit. Pra mbulohej me vrojtim gjithë Lugina e Osumit.

Është interesant fakti që ato përcillnin lajmin, siç thamë, me anë të ndezjes së zjarreve. Psh, nëse binte një shi i madh në rrjedhën e sipërme të Osumit, jepej sinjali me zjarr për të marrë masa ndaj përmbytjes deri në Myzeqe, ose në rast të ndonjë pushtuesi, ato ngrinin në këmbë gjithë luginën e Apsit (Osumit).

Gjetjet e Qeshibesit tregojnë se në këta shekuj në këto zona është bërë një jetë intensive me një organizim mbrojës që quhej kojon (bashkësi territorial, administrative dhe politike), ku është zhvilluar shumë vreshtaria dhe zejtaria, por edhe tregtia, pasi aty janë gjetur monedha të Dyrrahut dhe të Apolonisë.

 

Harmoni dhe bashkëjetesë

 

Por zanafilla si fshat i organizuar me fise dhe lagje vjen shekuj më vonë.  Pleqtë tregoni se fshati ka qenë poshtë, në buzën e lumit të Osumit, në vendin e quajtur Kërpicka, ku ka shenja vendbanimi, rrënoja, mure dhe fragmente enësh dhe veglash bujqësore. Duke qenë buzë lumit këtu kishte shumë kopshte, bahçe dhe prodhime të bollshme. Por meqenëse ishte shumë thellë, mes egërsirash të shumta, fshatarët ishin mërziyur me këtë vend dhe u ngjitën lart në rrëzë të malit të Miçanit, në pjesën perëndimore të tij, në një vend të bukur me pesë çezma, që i donte pemt, rrushin, mollët qershitë, dardhët, arrat; ku rriteshin drithrat, por edhe blegtoria kishte hapësira më të mëdha për të kullotur. Dalëngadalë, duke u shtuar e duke u ndarë, fshati u rrit dhe u zmadhua.

Karakteristikë e këtij fshat ka qenë harmonia, shkuarja dhe bashkëpunimi për të përballuar jetën dhe vështirësitë. Fshatshe zgjidheshin shumë gjëra të aspektit shoqëror e familjar, fshatshe organizoheshin kur dilte nevoja për luftë.

Në prag të çlirimit Qeshibesi kishte 40 shtëpi, me 280 banorë, me lagje e fise që mbanin këta mbiemra: Xhanasi, Telhai, Myzyrasi, Katundasi, Mustafaj, Bramo, Fetahu, Liç, Turhani, Kasoqyqe.

 

Duhet thënë se pozicioni gjeografik i fshatit në zonën ndarëse Skrapar – Përmet, i ka dhënë përparsi këtij fshati të jetë nyje lidhëse me zonat për rreth.

Ende ruhet një rrugë karvanesh me kaldrëm që fillon nga Varri i Kolit, vazhdo në Vërtajka, Karakoll, Opshenj i Madh, Opshenj i Vogël dhe zbret në Osum te Ura e Zonjës.

Qeshibesi si pjesë e Dangëllisë ka qenë nën administrimin e Përmetit. Por në kohë të ndryshme të mëvonshme ka kaluar si njësi administrative, herë i Përmetit dhe herë i Skraparit.

Kështu deri në vitin 1956 ka qenë me Përmetin, pastaj u kthye me Skraparin. Krushqitë dhe zakonet e afrojnë me të dy.

 

Ngjarje që s’harrohen

Janë të shumta ngjarjet kur burrate këtij fshati i kanë treguar veten. Biri i këtij fshati, Bektash Mustafaj mori pjesë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908. Në atë kohë vjen aty që nga Stambolli. Kishte ikur që i vogël atje. Me shkathtësinë dhe zgjuarësinë e tij kishte arritur të merrt gradën e majorit.

Më 1908, me nismëne burrave të fshatit dhe ndihmën e Teqesë së Frashërit, çelet e para shkollë shqipe e Qeshibesit, gërmadhat e së cilës janë edhe sot në vendin e quajtur Mulliri, ku vinin nxënës edhe nga Streneci, Kakosi dhe Kreshova.

Mësuesi i parë i saj ishte patrioti Hysni Telhaj, që kishte mbaruar shkollën në Stamboll për teologji dhe drejtësi.

Rushan Liço Cenko Bramo, Bakush Sade dhe Adem Turhani i dalin gjithmonë fshatit për zot. Ata ishin bërë tmerri i taksidarëve dhe i xhandarëve.

 

Teki Beu (Fetahu)

 

Një farë Meleq Beu i Frashërit, një njeri i keq dhe ters, kishte dëgjuar për një djalë trim e të zgjuar nga Qeshibesi, Rushan Liçon dhe donte ta kishte sejmen të tij. E thirri Rushanin në Frashër dhe i bëri propozimin, por ai nuk pranoi të bëhej  pjesë e krimeve dhe paudhësive të këtij beu. Për inat beu bashkë me kajmekamin e tij, pas një jave errethojnë në shtëpinë e tij.

Bashkë me të shoqen luftojnë për disa orë deri sa Rushani vritet. Edhe sot këndohet kënga: Të vranë o Rushan të vranë, / te dericka më të dalë,/ Mali beu me kajmekamnë…”.

Të paharruara ngelen në kujtesën e kiëtij fshati, kur në vitin 1914 gra dhe fëmijë të ndjekur nga andartët grekë, shkuan në Ullishtat e Vlorës dhe në fshatrat e Mallakastrës, një pjesë prej të cilëve nuk u kthyen për shkak të kolerës. Ndërsa burrat Selman Liço, Bektash Mustafaj, Veli Mustafai, Delil Telhai, Nevruz Bramo, Xhelo Lako, Hysen Liço, Teki Fetahu, Qazim Liço Sulejman Liço, Veli Bramo, Gani Zenuni, Riza Turhani, pjesëtarë të çetës së Spiro Bellkamenit, Sali Butkës, Mihal Gramenos, Servet Zaloshnjes dhe Ali Farmaqin, qëndruan maleve në pritë të andartëve grekë. Në këto luftime u vra Sulejman Liço dhe u plagos Delil Telhai.

Pjesëmarrja e qeshibesllinjve në LANÇ ka qenë masive. Në radhët partizane u rreshtuan 21 luftëtarë si Halil Turhani, Fetah Muço, Rakip Telhai,  Abas Fetahu, Haxhi Telhaj, Qemal Turhani, Sali Lako, Vrenoz  Lako, Laze Sade, Haxhi Bramo, Skëndër Turhan, Muhamet Telhai, Ilmi Zeneli, Ali Islami, Musa Zenuni,

Vetëm nga fisi i liçove ishin gjashtrë luftëtarë, si Shyqyri Liço, Sulejman Liço, Nesim Liço, Tafil Liço, Iljaz Liço, Habil Liço.

 

Ranë dëshmorë të ardheut, Fetah Muço dhe Hali Turhani. Lavdi për jetë!

 

Ku të gjej Qeshibesi im

 

Pamja e sotme e fshatit është dëshpëruese, është prekëse kur kalon pranë shtëpive të braktisura, oborreve të mbushur nga ferrat dhe hithrat, arave të molepsura nga gjembi, çezmave pa nuse e çupa, sofateve pa pleq. Ato pesë shtëppi që kanë mbetur nuk mund ta japin gjallërinë e dikurshme, megjithëse bëjënë përpjekje për të mbijetuar atje pa shkollë, pa ambulancë, pa dyqan. I vetmi shpërblim për ta është mirënjohja e të larguarve që atje del tym, që ende këndon gjeli.

Ku ta gjej tani gjithë atë fshat?!… Ai është atje, rrëzë malit, ëshët në kujtimet tona, në ëndrrat tona, por edhe nëpërë Shqipëri i shpërndarë, por edhe i bashkuar, kur e d puna në të mira dhe vakira, i bashkuar në mendje dhe në zemra.

Dhe unë kam ku ta gjej fshatin tim, në ato pak shtëpi që janë atje dhe që i ruajnë emrin fshatit, por edhe 20 familjet në Përmet, që përbëjnë një Qeshibes të vogël; në 31 familjet në Tiranë, që përbëjnë një Qeshibestë vogël; në 31 familjet që janë në Tiranë, që përbëjnë një Qeshibes tjetër me të gjitha lagjet e llagapet; në 15 familjet në Çorovodë, 20 në Lushnje, 6 në Kuçovë, 6 në Durrës, 5 në Fier, 4 në Berat, 4 në Korçë, dy në Sarandë.

Shkojnë mirë të tërë me punë dhe shoqëri, kanë gjetur veten dhe duket se s’kan as 5-6 vjet që janë larguar nga fshati, por si dhjetëra vjet. Sekreti? Vërtet shumica ikën me xhaketë në krah, por morën me vete traditën, sidomos të të punës e të mbijetesës së të parëve të tyre.

 

Janë të suksesshëm në veprimtaritë e tyre ndërtuese, ndërtuese dhe trgtare vëllezërit Bajram, Irfan e Shëndët Fetahu, ndërtuesi Hikmet Bramo, profesori Rushan Liço, Muharrem Lako me të dy djemtë, Isuf Liço; at e bir, Agron dhe Ledion Lako e shumë të tjerë që jetojnë me djersn e tyre dhe me dinjitet.

 

Kur dëgjon mirë, harron braktisjen…

Mbarë të gjithëve ku janë e ku s’janë!

 

Botuar në “Dielli i Tomorrit”, qershor 2007

 

 

Shënim:

Çuditërisht, ky shkrim i vitit 2007 që është gjetur në arkivin tim personal, ruan aktualitetin edhe pse kanë kaluar plot 15 nga koha që është shkruar.

Qamili është një njeri me vlera të spikatura  njerëzore dhe ka dhënë një një kontribut të veçantë për Qeshibesin. 

Sot ai gjendet në shtrat në  gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ndaj “Orakujt e Tomorrit” lusin Zotin dhe i urojnë atij një shëndet më të mirë!

  Zylyftar Hoxha