Rubrika “Udhëtim nëpër Skrapar”: VËSESHTA

Rubrika “Udhëtim nëpër Skrapar”: VËSESHTA

Vëseshta në kujtimet e mia

Tomorr Shasho

 

Cilido udhëtar që udhëton nga Çorovoda për në fshatin Radësh, apo për në krahinën e Tomorricës, sapo lë pas lagjen “Hasan Seitaj” do t’i shfaqet para syve Ura mesjetare e Kasabashit. Sipas të dhënave dhe të thënave, kjo urë është projektuar nga Arkitekt Kasëmi me origjinë nga Gramshi i Tomorricës.

Në horizont shfaqet gjithashtu dhe një mal i ndarë mëdysh me një thellësi të konsiderueshme. Në fund të tij rrjedh i qetë lumi, i cili përshkon disa fshatra dhe bashkohet me burimin e Guhakut. Kjo çarje e malit ndan dy fshatrat: Gradecin Qëndër,nga ka marr dhe emrin ky mal dhe Vëseshtën.

 

Vëseshta është ndërtuar në pllajën jugore të këtij shkëmbi dhe në rrezë të një shkëmbi tjetër, i quajtur Krastë. Mali Krastë është shkëmbor, por në anën perëndimore të tij,mbi lagjen Cufe, ndodhet një dëllinjë e madhe shumëvjeçare , e cila është ruajtur me kujdes nga vëseshtallinjtë…

Në Vësështën e tim eti, por edhe e imja, punova katër vjet. Katër vjet midis atyre njerëzve aq arsimdashës, midis atyre fëmijëve të mbrekullueshëm!

Katër vjet punë, lodhje, por edhe kënaqësi për rezultatet e arritura. E kujtoj me mall atë popull aq patriot, atë fshat të vogël, por plot respekt e dashuri për njëri – tjetrin.

 

Ndër vite ka qënë me armë në dorë për të mbrojtur interesat e Atdheut si dhe për përhapjen e arsimit shqip. Krah luftëtarëve të Skraparit u rreshtuan edhe Vëseshtallinjtë: Medi Koxhaj e Ibrahim Shasho (Cufe) në Luftën e Vlorës më 1920-tën kundër italianëve; në Lëvizjen e Fierit 1935, krah Riza Cerovës, Zylyftar Veleshnjes e Asllan Lumanit (Cakës); dënohet më burgim të përjetshëm, torturohet në burgjet e mbretërisë Zogiste si pjesëmarrës në këtë lëvizje,Ibrahim Shasho ( Cufe).

 

Lufta e lavdishme Antifashiste Nacionalçlirimtare përfshiu edhe vëseshtallinjtë Hasan Koxhaj, Sami Hasanago, Dyrmish Hasanago, Riza Sheshi, Ali Cufe, Qemal Cufe e Muhamet Cufe. Aktivist të Këshillit Nacinalçlirmtar ishin Petref Bregu e Sose Sheshi.

Ndërsa krenaria e fshatit do mbeten dëshmorët e Vëseshtës, Pasho Molla, Hasan Koxhaj e Dyrmish Hasanago.

Siç thashë më sipër banorët e këtij fshati kanë qenë shumë arsimdashës. Breza të tërë nxënësish që mbaruan shkollën fillore të fshatit, vazhduan në shkolla të tjera, 7-vjeçaren dhe të mesmen në Çorovodë dhe të lartat në Tiranë për t’u shpërndarë dhe shërbyer më pas në fronte të ndryshme: bujqësi, industri, shëndetësi e arsim-kulturë.

Djemtë e Vëseshtës i gjeje në radhet e ushtrisë : Shkelqim Cufedh e i vellai i tij, Ganiu, i cili u bë ofcer madhor me detyrë komandant brigade e deri shef shtabi i divizionit. Asim Cufe e Tasim Sheshi përfunduan shkollën e lartë për veteriner; Ismail Korçari, ekonomist i lartë; Kujtim Hasanago, mjek, Partizan Koxhaj, mësues fiskulture arriti inspektor i kulturës fizike pranë Seksionit të Arsimit Skrapar; mësuesit Nazif Koxhaj, Lumturi Korçari, Suzana Alltari Caka dhe sa e sa kudro të tjer që hapat e para të dijes i nisën nga kjo shkollë.

Kam patur fatin të këm qenë mësues në këtë fshat. Kujtoj ditën e parë, prezantimin me nxënësit. Kujtoj ata të klasës së parë, të cilët më ndiqnin me sy kudo që lëvizja; Hajdërin e Lindita Cufe në bangën e pare; Ardian Alltarin e Dashnor Sheshin, të cilit i thosha ” Kokë matematike”.

Më dalin para syve Anila Korçari, Xhuljeta e Laureta Hasanago. Kur lexonin, të shplodhnin. Epitetin e kishin “Kanarinat”. Të urtët, Pëllumb e Kastriot Korçari. Ishte kënaqësi të dëgjoje “Mendimtarin”, Agron Korçarin dhe sa e sa të tjerë. Ata janë rritur, janë bërë nëna e baballarë, po unë i kujtoj ashtu fëmijë të qeshur e gazmorë.

Të rinjtë. Ata ishin gjallëria e fshatit. Katër vjet pranë fëmijëve, katër vjet edhe pranë të rinjëve. Agim Sheshi së bashku me bashkëshorten, Mbaresën, ishin aktorët kryesor të estradës së fshatit. Këngët e kënduara nga Nasibi Bregu e Isuf Koxho këndoheshin aq bukur, sa ndoshta edhe sot, dëgjohen pllajave të Vëseshtës.

Po kështu Astriti, Besimi, Xhemali, Neimi, Xhakua, Nevreze Koxhaj e Nevreze Bregu, Bilbil e Kudret Hasanago ishin mrekullia e këtij fshati ku mbretëronte harmonia e dashuria për njëri-tjetrin.

 

Eh, ato vite, nuk kthehen më!…