“Sheshi i Kapedanit” në Mbrezhdan të Përmetit, një mrekulli natyrore e vetme dhe e pangjashme me asnjë tjetër në llojin e saj

 “Sheshi i Kapedanit” në Mbrezhdan të Përmetit, një mrekulli natyrore e vetme dhe e pangjashme me asnjë tjetër në llojin e saj

Kastriot Malo

 

 

 

 

 

 

 

 

Eshtë vend pushimi i tretë, mbas tij është dhe një tjetër deri sa të arrish tek “Sheshezat”. Nuk mund t’i rezistosh këtij vendi, që, le të themi, është “ballkoni” i luginës së Këlcyrës.

Aty ndalonin dhe dasmorë, si në zbritje dhe në ngjitje, ndërsa kuajt kullosnin, ata fillonin t’ia merrnin ndonjë këngë të shoqëruar me krisma belxhiku drejt qiellit. Kishte një kryqëzim njerëzish aty, nga treva e Zagories, Malëshovës, Mirovës, Mbrezhanit dhe Grabovës.

 

Quhet “Sheshi i Kapedanit”, me siguri quhet kështu si çdo vënd që në këtë trevë lidhet me ndonjë legjendë apo histori.

Ngjan me një keshtjellë mbi fshatin Mbrezhan, fshat ky i shquar shumë për mjeshtrat duarartë të përpunimit te bakrit. Prej aty gjejnë një paqe të pashoqe sytë. Përpara të shfaqesh fusha e Këlcyrës, shpesh e mbuluar nga mjegulla e punuar në çdo cep, plepat e lartë në dy anët e rrugës, si dhe jehona e këmborëve të bagëtive.

Ka shërbyer si pazar dikur, si një pikë e afërt për zonën e Zagories, Maleshovës, deri në Peshtan.

 

Sipas të moshuarve pazari i Këlcyrës radhitej i treti mbas atij të Velabishtit në Berat. Ishin zona që mbarëshronin shumë bagëti, gjedhe, toka dhe pemë frutore. Prej aty shkonin në qytete të tjera të vendit, matanë kufirit, deri në Janinë.