Seit Mema, virtuozi i heshtur

Seit Mema, virtuozi i heshtur

O me pas, o nji djal-o si Mema, kam me i hi-o Vezirit mrena….

 

Ilir J. Hoxha

Pas më shumë se 30 viteve, sot pata fatin të takoja një nga personalitetet e shquara të klarinetistëve të vendit, maestro Seit Mema, por njëkohesisht edhe profesorin tim të “karrierës” muzikore.

 

Ishin maestrot Xhameni, Shishmani, Begolli, Qafoku, Mema etj. që hodhen hapat e para të një “jete” artistikee të jashtëzakonëshme në Skrapar.

Kavajasi erdhi në Skrapar kur ishte 18 vjeç, diku nga viti 1975, ateherë kur sapo kishte mbaruar shkollën e mesme dhe u largua ne vitin 1986, duke lënë pas gjurmë të një djali korrekt, të heshtur dhe të talentuar.

 

Disa miqtë e tij të qytetit, edhe ata djem si ai, sa herë shkëmbeheshin në shkallët me Seitin, këndonin nënë zë me shaka, por që në të vërtet ishte një vlerësim, një kompliment, këngën:

 

O me pas, o nji djal-o si Mema,

kam me i hi-o Vezirit mrena

 

Për të gjithe ata që e kanë dëgjuar në instrument, janë impresionuar nga virtuoziteti i një mjeshtri që çuditërisht nuk ka famën që meriton.

 

Per mua maestro ka dhënë një kontribut të veçante. Falë tij unë, një femijë i klasës së 7-të, do të isha pjesë e Fanfares së qytetit. Ishin këto baza muzikore që mora nga maestro, që unë të isha një muzikant relativisht i pranueshem dhe, më shumë se kaq, një kitarist.

 

 

 

Shënim:

Kreditet e këtij shkrimi shkojnë për “Jehona E Skraparit” nga edhe është marrë