Shkrimtarë dhe artistë, në “shtëpinë e tyre”, në “FAFA

 Shkrimtarë dhe artistë, në “shtëpinë e tyre”, në “FAFA

 

 

Në një nga mjediset e Kompleksit turistik Grand Blue FAFA, nën kujdesin e administratorit të këtij kompleksi, Fatos Çerenishti, u kremtua para dy ditësh 1 – vjetori i krijimit të shoqatës “Vatra e Artistëve”, një organizëm i ri jofitimprurës i krijuar nga dy artistë të njohur, i ndjeri Leka Bunga dhe Bujar Kapexhiu, me seli në Resortin Turistik FAFA GROUP, të ofruar dhe sponsorizuar nga sipërmarrësi i njohur Fatos Çerenishti.

 

 

Merrnin pjesë mbi 130 artistë të të gjitha degëve dhe zhanreve të artit, sipërmarrës të bizneseve fqinj të vijës bregdetare Durrës – Golem, turistë të rastit etj.

 

 

Merrte pjesë dhe përshëndëti pjesëmarrësit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i cili ka qenë edhe një nga mbështetësit kryesorë të projektit artistik të krijuar një vit më parë në gjigantin turistik FAFA.

 

Takimin e drejtoi botuesi Fatmir Toçi.

 

Folën artistët Bujar Kapexhiu, Mevlan Shanaj, Bujar Asqeriu, përfaqësues nga shqiptarët e Mali të Zi etj.

 

“Ne mund të ndërtojmë hotele sa të duam, por shpirti i tyre janë artistët, turistët duan të ndiejnë emocione në vendin ku ata pushojnë. Dhe ne do t’ua japim këtë kënaqësi”, – tha në fund të takimit sipërmarrësi Fatos Çerenishti.

 

Me pas u dha një koncert i bukur artistik me këngë dhe valle.

 

FAFA është pa diskutim dhe pa mëdyshje një brand, një markë e vërtetë e shërbimit turistik, unik dhe i pakrahasueshëm në Shqipëri, jo vetëm pse aty gjen gjithçka bashkëkohore, klas, luks, art, përsosmëri, porse aty gjen atë që rrallë e gjen gjetkë, dimensionin human, ngrohtësinë, dashamirësinë, derën dhe zemrën e hapur për të gjithë të një shtëpie tipike mikpritëse shqiptare me dhoma të veçanta, njëra prej të cilave është “Vatra e Artistëve”, ndërsa tjetra është e skraparllinjve, të organizuar në shoqatën “Tomorri” Durrës.

 

Pa pëmendur këtu veprimtaritë e shumta artistike dhe sportive kombëtare dhe ndërkombëtare.