Shoqata “Tomorri” – Durrës: Zgjedhje të reja, objektiva të reja

Shoqata “Tomorri” – Durrës: Zgjedhje të reja, objektiva të reja

 

Shoqata “Tomorri” – Durrës, që vepron prej vitesh në qytetin bregdetar, është një nga shoqatat më aktive dhe më të mira në Shqipëri për veprimtaritë e saj të shumta, të larmishme dhe mbresëlënëse që zhvillon herë pas here për të mbajtur unik dhe të mbledhur një komunitet prej afro 20 mijë banorësh skraparllinjsh që banojnë aty.

 

 

 

Në mjediset e Grand Fafa Blu është mbajtur këto ditë mbledhja e përgjithshme e degës së shoqatës atdhetare e kulturore “Tomorri”, ku është bërë bilanci i një pune 4-vjeçare të saj si dhe janë bërë zgjedhjet e reja për drejtimin e mëtejshëm të shoqatës.

 

Në këtë mbledhje morën pjesë 60 delegatë të kësaj dege.

 

 

Në materialin që u mbajt për veprimtarinë e degës së shoqatës nga kryetari i saj, Hajri Nuhu u vu në dukje puna e bërë deri tani si dhe u parashtruan detyra për të ardhmen.

 

 

Diskutantët përfaqësues evidentuan punën e mirë të shoqatës, e cila përmes veprimtarive të shumta ka promovuar vlerat e trevës së Tomorrit.

 

Sipas mundësive dhe me ndihmën e anëtarëve të saj, shoqata ka mundur të bëjë një jetë të gjallë e aktive duke bashkëpunuar edhe me institucionet e qytetit , me pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu”, Bibliotekën e qytetit,organizatën e Veteranëve të LANÇ, shoqata e Ish-të përndjekurve politikë, me Bashkitë Skrapar e Poliçan, duke e bërë këtë degë aktive dhe faktor në jetën e qytetit dhe komunitetit tonë në Durrës.

 

 

Mes interes u ndoq fjala e intelektualit dhe biznesmenit Fatos Çerenishti, i cili jo vetëm ka ndihmuar finaciarisht veprimtaritë e shoqatës dhe të komunitetit skraparllinj, por edhe ka lëshuar mjediset e biznesit të tij si qendër rezidenciale të shoqatës.

 

Gjithashtu një tjetër biznesmen tomorricar, Rako Paja, veç që i ka qëndruar shoqatës afër për nevojat e saj organizative, ka krijuar grupin folklorik “Tomorrica”, që përfshin këngëtarët më të mirë të folkut të trevës së Skraparit dhe që prezantohet me veprimtari artistike në të gjithë Shqipërinë në emër të shoqatës Tomorri” –Durrës.

Por shoqata ka edhe një zë të fuqishëm, që promovon veprimtritë e saj, por edhe vlerat e të gjithë krahinave rreth e qark Tomorrit, siç është platforma mediatike “Orakujt e Tomorrit”, e drejtuar mjeshtërisht nga gazetari dhe publicisti Zylyftar Hoxha dhe e ndihmuar modestisht nga njerëz të ndjeshëm të biznesit.

 

Në fund në emër të bashkëpunimit me qendrën dhe degët e tjera u zgjodhën kryesia, kryetari, nënkryetari dhe sekretari i Shoqatës.

 

Me vota unanime u rizgjodh në krye të shoqatës, Hajri Nuhu, një veprimtar i njohur dhe shumë i sukseshëm.

 

 

 

 

Bilanci kalendarik  i veprimtarive të shoqatës “Tomorri” – Durrës të një harku kohor të 4 viteve të fundit

 

 

-Promovimi i librit “Gegët “ e Spatharës~ fisi Bakiajve, me autor  Bari Bakiu

 

– Veprimtaria në Poliçan në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” ing. Ibrahim Tërpollarit  – Dokumentari për të.

 

-Botimi për Dervish Abedin Spatharën dhe veprimtaria për të në bashkëpunim me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

 

Veprimtaria për luftëtarin internacinalist, ish-kryetarin e Kryqit të Kuq Shqiptar, Mane Nishova në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar. Realizimi i një dokumentari për të.

 

-Realizimi i dokumentarit “Udhëtimi i një dekade” për degën e shoqatës.

 

-Takim për 7 Marsin. Realizimi dhe promovimi i dokumentarit  “Ditarë diturie” për mësuesit Liri e Ismail Sheroku.

 

Festimi i 20 dhe 22 – vjetorit të krijimit të degës së shoqatës “Tomorri”, dega Durrës.

 

-Promovimi i librit “Historia e Shqipërisë  kalon edhe nga Butka” të studiuesit e diplomatit Ylli Polovina.

 

-Vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane .

 

Vizitë në Jagoll-Dolëncë e Kërçovë në Maqedoni për të përkujtuar mësuesin e madh Pertef Therepeli.

 

– Shkrime në gazetën :Dita” dhe gazeta e tjera qëndrore për këtë veprimtari.

 

-Dokumentari kushtuar kësaj figure të ndritur . Vizita e 18 përfaqësuesve të komuniteti Kërçovar në Durrës.

 

-Shpallja “Qytetar Nderi’ e  intelektualit dhe specialistit Mustafa Dervishi në bashkëpunim me Bashkinë Skrapar.

 

-Promovimi i dokumentarit “Tomorrica-fustanella e Tomorrit’.

 

-Veprimtaria për Baba Meleq Staraveckën në bashkëpunim me shoqatën Gramshi.

 

– Botimi i monogarfisë “Aliajt e Vëndreshës”.

 

-Realizimi i dokumentarit “Një shekull dritë” për shkollën Vëndreshë.

 

-Veprimtaria në 100-vjetorin e shkollës së Vëndreshës .

 

-Veprimtaria përkujtimore për mësuesin Abdulla Bregu.

 

-Promovimi i librit “Ku po shkon pa dashuri” me autor Sefedin Çelën.

 

-Takimi i një përfaqësie të degës për mbështetjen e rregjistrimit të popullsisë (Censit).

 

-Takime me miq biznesmenë dhe administratorit të portalit “Orakujt e Tomorrit”  Zylyftar Hoxha.

 

-Zgjedhjet në degën e shoqatës.

 

Për këtë vit, gjatë muajit dhjetor janë planifikuar edhe dy veprimtari të tilla masive, në 12 dhe 18 dhjetor.

 

Do të kishte edhe më tepër veprimtari, po të kemi parasysh paralizën që shkaktoi për dy vjet me radhë pandemia e Kovidit.