Shqipëria ime…

Shqipëria ime…

 

Edmira Xhaferi

 

 

Shqipëria, vendi i bestytnive dhe i trafikut, vendi i një shoqërie që emërtohet shëmti karakteresh dhe absurditeti, po çalon në rrugën e saj të gërmuar me lopata primitive duke kërkuar qytetërim njerëzor.

 

 

ATY  ku prindërit i dërgojnë fëmijët tabletave për të qënë rehat në kafe për thashetheme,

 

ATY ku nënat thashethemnojnë mësueset e dijes nëpër dyert e hekurta të shkollës duke i pështyrë aftësitë dhe përpjekjet për më shumë dije dhe sukses,

 

ATY  ku lëngon mjedisi arsimor për vështirësi komunikimi dhe qytetarie,

 

ATY ku drejtuesit drejtojnë me shëmtinë e vet duke parë zarfet e nëndorës dhe duke i shpërndarë vlera të paaftëve,

 

ATY ku gojët e shthurura mbulojnë territoret e paaftësisë,

 

ATY ku prindi në vend të cilësisë së dijes dhe suksesit për fëmijën e tij kërkon bukë në qendra studimi se i ikin  telenovelat pa parë…

 

…sa shumë ATY të shëmtuara mban mbi supe kjo Shqipëria ime….

 

 

Dhe  sa dhemb kjo shoqëri në primitivitetin e vet duke gërmuar në dukje lashtësinë e historisë, pa menduar se së brendshmi po stimulojnë shëmtinë e kohës dhe të karakterit…

 

Shumë dhemb edhe studenti që është gati të ndërrojë diplomën e masterit me një apple,

 

dhemb edhe karakteri i mashkullit që dorëzon femrën e vet të” dekompozohet” qendrave të masazheve për të arritur kënaqësitë e shëmtuara të jetës….

 

këtu dhemb padituria, imoraliteti.

 

Këtu shkruhet historia me emra njerëzorë të pështirë, që enden të droguar duke mbyllur dyert e zyrave për të shuar epshet e tyre, pa menduar se dikush po largohet nga jeta për pak ndihmë ekonomike, pak mundësi jetese…

 

 

Shqipëria është vendi ku dhemb njeriu, karakteri, dhemb vetë jeta….