Shtegtim të këndshëm, o Orakuj të vërtetë të Tomorrit, urim nga Uskana ilire!

Shtegtim të këndshëm, o Orakuj të vërtetë të Tomorrit, urim nga Uskana ilire!

Urimi më i mirë i vitit

 

Stafit të “Orakujve të Tomorrit”!

 

Ju përgëzojmë  për këtë punë kaq të bukur që bëni për informimin e publikut, në përjetësimin e personaliteteve, ngjarjeve dhe sfidave jetësore të Skraparit tuaj dhe tonë epik, ndër vite e shekuj.

 

 

Është një punë që kërkon vullnet, përgjegjësi dhe profesionalizëm, veçori që ju i keni dëshmuar vazhdimisht me punë dhe veprimtarinë tuaj krijuese dhe realizuese vlerash historike dhe shoqërore.

 

 

Me të hapur linkun e gazetës tuaj, na shfaqet videoja e Mestan Ujanikut. Mënyra e të rrëfyerit, muzika…, na çojnë në vitet e shtatëdhjeta, kur në një sallë kinemaje të Prishtinës, si gjimnazistë. Zhurmë rinore në sallë si gjithënjë. Ndizet projektori dhe shfaqet në pëlhurë shkrimi-Kinostudio Shqipëria e Re e shoqëruar me një zë magjik muzikor, bashkë me rrëfyesin. Në sallë heshtje ngazëllimi e ne përpinim me sy e veshë çdo lëvizje e tingull.

 

 

Realizohej një ëndërr. Ne shqiptarët e përndjekur, nëpërkëmbur e nënçmuar nga pushteti sllav, përjetuam të ndjekim të parin film nga Nëna Shqipëri.  A e dini ju, se çdo të thoshte kjo për ne?!

 

 

Na falni për këtë ndërhyrje miqtë tanë të shtenjtë, por kjo ishte jeta jonë. E ndarë në dy pjesë, me trup në Jugosllavi e me zemër e shpirt te Nëna Shqipëri.

 

 

Materialet e tjera vetëm plotësojnë koloritin jetësor dhe epik të këtij mjedisi Babatomorrian, që frymon jetë dhe qëndresë.

 

 

Shtegëtim të këndshëm thellësive dhe lartësive të madhështisë osumiane miqtë tanë Skraparllinj!

 

    Respekt për punën tuaj, o orakuj të vërtetë të Tomorrit!

 

Vëllezërit Nazif dhe Ismet Selimi

Jagoll, Kërçovë