Vizita e udhëtarit britanik, Xhozef Sware në vitin 1930, në Tomorr: Ja pse festa e Abas Aliut vazhdon 5 ditët e gushtit!…
Në shënimet e tij ai thotë se në mal, disa qindra metra më posht tyrbesë (Kenotafit të Abas Aliut) që ndodhet në majë, në vitet 1908 -1909 është ndertuar një objekt prej guri me dy dhoma, që quhej Dervishie, e cila u dogj nga forcat greke në pranverën e vitit 1914.
Në vitin 1916 u ndërtua një teqe e re nga Dervish Iljaz Vërzhezha, – shkruan Suar, – duke shtuar se aty në vitin 1930, shërbenin pesë dervishë.
Më tej ai përshkruan kohën dhe vendin kur qe në Tomorr. Ja shkruan ai:
“Në nivelin 6000 feet lartësi (njësi matëse e asaj kohe) shtrihet një varg i ngushtë që ngrihet në mënyrë të shpejtë mbi lartësitë e frikshme të Tomorrit midis pishave, pamje emocionuese të shkëmbinjëve me cepa bore, me lisat e egër mbi re, 2000 metra më lartë.
Këtu është teqeja e Kulmakut, një shtëpi njëkatëshe, ndërtuar me gurë dhe me oborr. Dikur kishte qenë një vend vetëm me dy dhoma ku jetonte një dervish, por më 1914 bandat greke e shkatërruan atë.
Çdo dimër teqeja është e rrethuar nga bora dhe ujqit vijnë rrotull mureve të saj.
Na u vu në dispozicion një dhomë bosh me një oxhak të shkëlqyeshëm, megjithëse tymi i trashë na provokonte të vjella, ne i faleminderes për të dhe për çajin e fortë që na bënë…
Mëngjesi ishte i lagësht, por më vonë dielli depërtoi përmes reve të ulëta gri të stuhisë, dhe me çarjen e reve poshtë kombëve tona dukej shtrati i luginës. Me ngjitjen e diellit, retë u dukën se u hodhën cepave dhe u zhdukën larg.
Kështu u ngjitëm drejt drejt vendit të shenjtë të Tomorrit. Për një orë skuqja e diellit na ra në kurriz. Kishte dëborë dhe zgavra q dhe qoshe që arrinte lartësinë 12 feet në pjesën lindore, megjithëse pjesët me bar ishin të trasha. Retë mbyllnin pamjen, por ne ndoqëm kreshtën lehtësisht deri sa na u shfaq një faltore e ndertuar nga një mur guri rrethor.
Ishte faltorja e Abas Ali, shenjti mitik i bektashinjve. Sipas legjendës, kohë më parë erdhi nga Arabia në Berat hipur mbi kalë të bardhë (i cili ka lenë shënja lart në mal), pasi luftoi barbarët ai pushoi pesë ditë në Tomorr dhe pastaj shkoi të banonte në malin Olimp, por çdo vit ai kthehet pesë ditë, deri më 2 gusht ku vijnë bektashinjtë dhe krishterët gjthashtu, afro 8 ose 9000 njerëz për t’i bërë homazhe. Ata sjellin dele, i bëjnë kurbn te vendi, pastaj zbresin drejt teqesë.
Tomorri është një mal i shenjtë dhe betimi për Baba Tomorr është i shënjtë.
Baba Turabiu më tha se faltorja u ndërtua në vendin e në faltore antike pagane, kështu që Abas Aliu ndoshta trashëgoi fuqitë e tij të mbinatyrshme nga perëndia pagane.
Për ne Abas Aliu ishte i mirë, sepse deri sa arrtëm në faltore era largoi retë ngjyrë argjendi dhe të bardha kaçurrel që shtriheshin si një det…”, – përfundon rrëfimin Suar.