Skrapari para 350 vjetësh, sipas shënimeve të kronikanit turk Evliha Çelebi
Evlija Çelebi, udhëtari dhe historiani i famshëm turk, që udhëtoi nëpër Shqipëri gjatë viteve 1660-1670, shkruan se Skrapari kishte 2-3 herë më shumë vreshta se Shkodra, Elbasani, Berati etj.
Ndërsa zonat e tjera nga Konispoli në Mat kishin 14 përqind e popullsisë kishte vreshta të taksueshme, sipas tij, për Skraparin, Përmetin dhe Kolonjën kjo shkonte deri në 26 për qind…
Në atë kohë, sipërfaqja e vreshtave në Skrapar arrinte në 70 mijë dynymë, shkruan më tej Çelebiu.
Një tjetër e dhënë interesante e Çelebiut është se në Skrapar “E hanin verën me bukë”!… (Me siguri ka qenë rehania!) dhe se pothuaj se çdo familje në fshat kishte vesht (vresht) apo vilë – vjel (vend, arë që lidhet përsëri me rrushin).
Shënim:
Sa të besueshme janë këto të dhëna?
Duke lexuar shënimet e tij për Shqipërinë, ato që janë përkthyer deri tani, mëson shumë për atë periudhë.
Ai ishte një udhëtar romantik dhe në shënimet e tij ka edhe përshkrime emocionale, ekzaltime, ndonjë herë edhe ekzagjerime.
Ndoshta edhe në shënimet për Skraparin të ketë ndodhur e njëjta gjë përsa u përket shifrave, por të dhënat e tjera janë të sakta.
Mbi të gjitha është fakti se në këtë krahinë rrushi është kultivuar që në lashtësi.
Në kalanë ilire të Prsihtës, psh, janë gjetur jo vetëm enë vere, por edhe bërsi të karbonizura rrushi të hedhura në qypa (pitosa)për t’u fermentuar për verë(Z.H)