Skraparllinjtë në Myzeqe, si në habitatin e tyre natyror e shpirtëror

Skraparllinjtë në Myzeqe, si në habitatin e tyre natyror e shpirtëror

(Pjesa III)

Demir Korita

Një rol të rëndësishëm në forcimin e këtyre marrëdhënieve kanë luajtur edhe kuadrot e vjetër, që kanë sherbyer në fusha të ndryshme në zonën e Myzeqesë, duke u ndjerë aty mirë mes butësisë dhe virtyteve të larta morale që kanë myzeqarët. Shumë cilësi janë pothuajse të njëjta mes dy komuniteteve, myzeqarëve dhe skraparllinjve. Ndaj skraparllinjtë e kanë ndjerë veten sin ë habitatin e tyre.

 

Të tillë ishin: në Fier, mjeku i talentuar infeksionist në vitet 1960, Qazim Cerga; drejtori i SMT, Brahim Gjoka; drejtori i Pyjeve po në vitet ’60, Mehdi Mollasi; specialisti i ekonomise në Komitetin Ekzekutiv, Ilmi Bejko, prokuror i rrethit Fier, Zija Shahini; përgjegjësi i Zyres së Strehimit në komitetin e qyteti, Zalo Caka (Osoja); nëpunësit Hysni e Qazim Sanxhaku, Nasibi Zyka.

 

Ushtaraket e lartë, komandantet e komisarët e brigadave ushtarake, Xhemal Ding (Rogu), Njazi  Hysi, Besim Bega, Dilaver Mançe, Neki Hysi, Ali Aliaj, Përparim Musabelliu, Nazif Myftari, e deri tek ushtarak te tjerë si Halil Hoxha, Asllan Hyska, Çlirim Zaimi, Jashar e Sokol Hysi, Qani Spahiu, Arif Çela, Bektash Shuke dhe Teki Fetahu. Kontrollet e qarkullimit rrugor, Avdyl Shkëmbi, Myfit Spahiu,etj

 

Me devotshmëri punuan në organet e drejtësisë, prokurorët e në periudha të ndryshme të Rrethit Fier, si Zija Shahini e Marjeta Zaimi; prokurori Nebi Shkëmbi.

 

Në shërbimin e shëndetësisë shquhet mjeku i mirenjohur, I talentuari, kirugu Berti Meta, mjeku anastezist Fredi Çuedari, farmacisti i njohur Vladimir  Sanxhaku, mjekja Donika Alushani, që për disa kohë qe drejtore e spitalit rajonal Fier.

 

Një tjetër fushë që u shquan skraparllinjtë këtu në Fier është ajo e arsim-kulturës, midis të cilëve profesori dhe poeti Përparim Hysi, që për disa vjett punoi si specialist i Gjuhë –Letërsisë në Drejtorinë Rajonale të Arsimit në Qarkun e Fierit, botues i mbi 25 vëllimeve me poezi, romane e tregime.

 

Skulptori, pedagogu si dhe për disa vite drejtor i shkollës së mesme Rajonale të Muzikës, Haxhi Kalluçi. Më pas ai u bë edhe zëvendës kryetar  i Bashkise së Fierit. Ndërkohë është botues dhe krijuesi i tre vëllimeve me poezi dhe i mjaft veprave skulpturore si bustet kushtuar themelusit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit, Heroinës së Popullit Liri Gero, peronalitetit dhe politikanit Sejfulla Maleshovës, profesorit dhe shkrimtarit fierak Jakov Xoxës e mjaft vepra të tjera.

 

Duhej thënë për kontributin e Haxhiut, i cili qysh pas viteve 1992 shtëpine e ktheu në galeri arti me emrin sinjfikativ “Art-Galeri Frashëri”, ku u bë ndër qëndrat kryesore të veprimtarive dhe  promovimeve të mjafte veprave artistike dhe artit figurativ të autoreve shqiptarë, kosovarë dhe fierakë, ku në këto promovime merrnin pjese figura të mëdha te artit e letërsisë, Akademikët Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Xhevahir Spahiu, Ali Aliu dhe personalitete të larta shtetrore e vendore.

 

“Art Galeri Frashëri” u bë një nder qendrat e veprimtarisë së shoqatës “Skrapari”, me kryetar Xhemal Dingon e sekretar Nuredin Qaton, Zenel Hysi. Kjo shoqate kishte edhe grupin e këngës popullore mes te cilëve shquheshin Hazis Mestan Bakiu, Zenel Hysi, Xhemal Dingo, Asllan Hyska, Haxhi Kalluçi. Për nje periudhë shoqata botoi rreth 7 numura gazete të titulluar“Skrapari” e sponsorizuar nga bisnesmeni Ilir Dervish Sanxhaku.

 

Këto veprimtari Shoqata “Skrapari” në të shumtën e rasteve bshkëvepronte me shoqatat simotra “Myzeqeja” dhe “Labëria”. Një ndër intelektualët që është shquar në fushës së studimeve, për pushtetin vendor (botimin e dy vëllimeve) është Myzelejen Hoxha (Vokopola), i cili shquhet edhe si politolog, studiues e poet, duke botuar studime e monografi, vëllime me poezi dhe anliza mjaftë të mprehta në fushën e politikës së sotme. Ndërkohë ai ka kryer edhe detyrën e kryetarit të Bashkisë së Patosit, atë të sekretarit të Këshillit së Bashkisë së Fierit.

 

Në fushen e krijimtarisë letraro-artistike u shqua edhe ish-kuadri dhe drejtuesi në disa sektorë të rëndsishëm në Skrapar, Zenel Hysi, i cili botoi dhe nxori në qarkullim 7 vëllime me tregime e poezi dhe vëllimin studimor mbi “Dasmën në Skrapar”.

 

Demir Korita deri me sot ka botuar rreth 27 vëllime, kryesisht në atë të monografisë, po ashtu  botime të kesaj natyre kanë botuar ushtaraku në pension Ali Aliaj, Hazis Mestan Bakiu. Bashkshortët Nuredin e Gurije Qato, të cilët për rreth 30 vjet kanë kryer detyrën e drejtorit të shkollave 9 vjeçare e të mesme në Belinë, Vidhisht, Hamil, Petovë dhe Roskovec.

 

Aleksandra Shkëmbi për disa vjetë kreu detyrën e drejtores së shkolles së mesme “Perikli.Ikonomi” . Vite më pas po në këtë shkollë drejtoi me profesionalizëm djali i Radëshit, Alket Shkëmbi.

Në fushën e bisnesit u shquan inxhinieri i ndërtimit dhe president i firmës së ndërtimit, Lavdosh  Celibashi; botuesi i shtypshkronjës “Planet”, Agim Celibashi, i cili ka kryer edhe detyrën  e kryetarit të Rajonit Nr 1, sotë kryen detyrën e sekretarit të Këshillit Bashiak të Fierit.

 

Prej vite kryente detyrën e konomisti dhe drejtori i filialit të bankës “Fieri”, Gani Bendo, Irfan Hajdari, mësues dhe për disa vjet kreu detyrën e drejtorit të shkollës 9 vjeçare të fshatit Lalar. dhe më pas atë të drejtorit të  Postës se Fierit; Bejaze Korita, financiere e lartë dhe  nëndrejtoreshë e DSHSH, Fier; Mimoza Celibashi që për shumë vjet kryen detyrën e përgjëgjses së Kryqit të Kuq për Bashkinë e Fierit; financierja dhe përgjegjësia e doganës së Fierit, Trëndelina Sulçe,etj.

 

Në  Lushnje kanë punuar me përkushtim e ndershmeri kuadrot Sadik Koprencka, Safet Hatellari në detyrën e ish-sekretarit të rinisë së rrethit Lushnje (1959-1964); at e bir Hekuran dhe  Visar  Zhiti, poet, shkrimtar dhe publicist; Xhemal  Dauti, një ndër ish-drejtuesit dhe organizaatorët e zot në vitet ‘80 në rrethin e Lushnjes; Avdulla Hysi për vitet ‘55-‘60 ka qënë në detyrën e shefit të Shëndetësisë së Rrethit.

 

Ekonomisti i finances, Njazi Korita; Ilmi Zaçe, instruktor në ish-aparatin e Partisë së rrethit; Ramadan  Hysi në detyrën e ish shefit të Degës Ushtarake të Kolonjës të viteve 1953-1955; ushtarakët Qani Spahiu (Nishica), ndër më të talentuarët, i cili ka kryer detyra të rëndësishme si pedagog e shef katedri i Tankeve në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, komandant brigade i Tankeve, Gjirokastër e Vorë etj; Teki Satka në detyrën e shefit të Mobilizimit në Degën Ushtarake, Perlat Koprëncka në detyrën e komisarit të DPB Lushnje;, Muhamet Sanxhaku  ish kryetar i parë i kooperativës së Bubullimës; Sheme Dyrmishi (Koprëncka), ish përgjegjës i parë i sektorit të NB Dushk.

 

Mesuesi i talentuar Kastriot Taulla Saliasi (Korita) me banim në Dushk, për shumë vjet drejtues  në shkollen e mesme “10 Korriku”, Dushk, sot në pension, por si djalë dëshmori kryen detyrën e nënryetarit të Familjeve të Dëshmorëve dhe nënkryetarit të Komitetit të Veteranëve të rrethit Lushnje, i vlerësuar dhe i nderuar pë nivelin e tij intelektual dhe përkushtimin në mardhëniet me njerëzit.

 

Mesuesi i shkollës së mesme Kolonjë, Bashkim Sulçe, i shquar për aftësit e latrta pedagogjike, marrëdhënie të ngrohta me nxënësit dhe banorët, por edhe si botues dhe autor i disa vëllimeve në prozë.

 

Xhide Zeqo, ish-sekretare e Parë e Rinisë të rrethit Lushnje dhe pas viteve ’90, Albert Sanxhaku për një legjislacion kreu detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, po ashtu edhe Muharrem Dalipi, ish-deputet në Kuvëndin e Shqipërisë.

 

Një lidhje e fuqishme ishin edhe marrëdhëniet martesore mes të rinjve myzeqarë dhe atyre skraparllinj, të cilë krijuan dhe konsoliduan familje të shëndosha, fuqizuan më shumë miqësinë mes dy krahinave.