Sot, Dita e Shën Gjergjit, një festë e bukur pagane, por, fatkeqësisht, tashmë e harruar…

Sot, Dita e Shën Gjergjit, një festë e bukur pagane, por, fatkeqësisht, tashmë e harruar…

Megjithëse të festë kristiane, dita e Shën Gjergjit dhe e Shën Mitrit festohej në të gjitha trevat shqiptare, edhe në Skrapar, ku popullsia ishte 100 për qind myslimane. Shën Mitri festohej më 22 dhjetor, ditën e parë pas solsticit dimëror, kur fillon dhe zmadhohet dita; dërsa Dita e Shën Gjergjit qëllonte më 23 prill, kur pranvera “kishte shkelur me të dy këmbët” dhe kishte filluar bollëku.

 

Sipas mitologjisë greke kjo festë kishte të bënte me Dhimitrën, perëndeshës me simbolin e bririt të dashit të mbushur me lule dhe në mitologjinë romake me Florën, hyjnesha e luleve dhe e pranverës.

 

Por, sipas gjasave, kanë qenë festa pagane, të lidhura me natyrën dhe fenomenet e pashpjegueshme të saj në atë kohë.

 

Meqenëse jemi te festa e sotme, Shën Gjergji  festohej në të gjitha familjet fshatare. Bëhej pushim. Në këtë ditë ndaheshin kecërrit dhe shqerrat nga dhitë dhe dhëntë. Atyre iu pritej qumështi dhe këtej e mbrapa ushqeheshin në natyrë.

 

Dhitë dhe dhëntë vinin në vapë, në drekë në shtëpi  dhe dhe lëshoheshin prapë pas dite. Mileshin tri herë në ditë, në mëngjes, në drakë dhe në darkë, pasi ishte koha e prodhimtarisë më të lartë të tyre dhe nuk ua mbante dot qumështin gjiri.

 

Këtë ditë therej mish, por qumështori (lakror me një petë poshtë dhe i gatuar i gjithi me qumësht), ishte gatimi tradicional, i cili nuk mund të mungonte në sofër.

 

Vajzat bënin kurora me lule shqerra dhe i vendosnin në kokë. Bagëtia spërkateshin kur vinin nga kullota me anë të një tufe luleje dhe bari me ujë të vakët me kripë.

 

Sipas ritit pagan, për të shtuar prodhimin e qumështit.