Studiuesi Përparim Zaimi rrëfen çuditë shkencore më të fundit për malin e Tomorrit

 Studiuesi Përparim Zaimi rrëfen çuditë shkencore më të fundit për malin e Tomorrit

 

Libri: “Mali Tomorr, mbartës i të vërtetave të historisë së lashtë të njerëzimit”,  objekti dhe struktura e librit

 

Përparim Zaimi

 

 

Libri qё i paraqitet lexuesit dhe studiuesve tё ndryshёm kudo qё ndodhen, shqiptarë dhe tё huaj, ka filluar nё formёn e njё artikulli shkencor, por me kalimin e kohёs objekti i tij u zgjerua dhe pёrfundoi nё formatet e njё libri me pёrmbajtje tё jashtёzakonshme.

 

 

Objekti i librit ёshtё mali Tomorr nё Shqipёri.

 

 

Unё, si autor, nёpёrmjet evidencave tё zbuluara nga ana ime si kёrkues shkencor arrita tё formuloj pёr herё tё parё teza dhe teori unike origjinale pёr tё kaluarёn shumё tё largёt tё trojeve shqiptare dhe tё mbarё kontinentit, tё mbёshtetura nё fakte konkrete.

 

 

Libri nuk ka vetёm qёllim tё evidentojё vlerat e mёdha shkencore dhe tё zbёrthejë mitologjinё e thurur rreth kёtij mali tё shenjtё dhe mistik, por tё nxjerrë nё pah tё vёrtetat tronditёse qё mbart ky mal jo vetёm pёr Shqipёrinё dhe shqiptarёt, por pёr gjithё historinё e njerëzmit.

 

 

Nё kёnd vёshtrimin metaforik ёshtё njё lampadar i madh qё rrezaton dritё hyjnore, ndriçon mendjet e studiuesve nё shumё disiplina shkencore si dhe ndёrgjegjёson besimtarёt e kulteve se njё Krijues superinteligjent ka qenё ipranishёm dhe e ka eksploruar kёtё mal miliona vite mё parё, kur Roma dhe Greqia nuk ekzistonin.

 

 

Nёpёrmjet njё abstrakti qё e kam vendosur nё fillim tё studimit kam pёr qёllim qё lexuesi tё njihet qё nёfillim me vlerat e mёdha qё pёrmban libri dhe çёshtjet tepёr intriguese qё shtjellon autori.

 

 

Kam bёrё njё punё studiuese shumё voluminoze nё vite, por kohёt e fundit, ose mё saktё, duke filluar qё nga viti 2022, kur arrita tё siguroj instrumenta elektronikë modern, u zgjerua nё mёnyrё tё pakrahasueshme fokusi i çёshtjeve shkencore qё arrita tё zbuloi. Kam kryer mijra matje dhe fotografime tё artefaktit tё zbuluar nё rrethinat e malit Tomorr, duke filluar qё nga mikrogrimcat pёrbёrёse tё tij.

 

 

Arrita tё siguroj njё informacion tё paimagjinueshёm, ndonёse mbetet shumё pёr tё zbuluar dhe studjiar. Njё pjesё e kёtyre zbulimeve dhe informacioni do ta gjeni tё shtjelluar nё kёtё libёr, i cili ёshtёi ndarë nё kapituj ose pjesё sipas tematikёs qё shtjellohet dhe nё funksion tё evidentimit kronologjik dhe tematik duke ruajtur njё linjё llogjike argumentimi.

 

 

E veçanta është se çdo tezё, ide apo edhe nё formёn e nje teorie mbёshtetet nё prova tё zbuluara. Ka shumё pa kreferenca tё huaja, mbasi nuk mё kanё shёrbyer duke patur prova direkte dhe qё botohen pёr herё tё parё.

 

Përdorimi i mikroskopit elektronik 1200+ dhe modeli tredimensional i krijuar nga specialistët e IT për studimin e artefaktit bëri të mundur zbulimin e informacioneve të rëndësishme. Edhe pse e kisha zbuluar diskun fluturues shumë vite më parë, duke përdorur mjetet e mia të thjeshta, nuk ishte e mundur të zbuloja hollësi dhe të dhëna që mund të zbulohen vetëm me mikroskop modern. Këtu është dukshëm roli i teknologjisë IT.

 

Nëpërmjet këtyr e paisjeve të sofistikuara mund të zbulojmë botën e thellë dhe të mistershme. Kam arritur të zbuloj edhe qarqe të integruara, në objekte që datojnë miliona vite më parë, por nuk janë objekt i këtij libri studimor.

 

 

Më lejoni të rendit disa prej tyre.

 

 

  1. Pamje e plotë e malit Tomorr miliona vjet më parë. Kjo pamje pasqyrohet në modelin 3D.

 

  1. Pamja e një astronauti të lashtë, i cili zbriti në malin Tomorr rreth 38.325 milionë vjet më parë (koha e zbritjes është llogaritur nga autori, bazuar në formulën universale). Formula është zbulim i autorit dhe do të bëhet e njohur në kohën e duhur.

 

  1. Simbolet dhe shkronjat e shkrimit më të vjetër njerëzor të quajtur Linear A.

 

  1. Disa numra që u përkasin të ashtuquajturve numra romakë dhe arabë.

 

  1. Koha në të cilën astronauti i lashtë kishte zbritur në malin e Tomorrit.

 

  1. Grali i Shenjtë i gjuhës më të lashtë në planetinTokë, morfema të gjuhës së parë etj.

 

 

 

 

Përfundime:

 

 

  1. Disku fluturues është produkti një qytetërimi super inteligjent.

 

  1. Është rasti të thuhet se bazuar në këto dëshmi fizike, një tjetër qytetërim shumë i avancuar ka sjellë numra dhe shkronja.

 

  1. Pra, numrat mund të konsiderohen të zbuluar dhe jo të shpikur nga njerëzit siç pretendohet deritani nga studiuesit.

 

  1. E kaluara e largët flet gjuhën shqipe. Kjo bazohet në fakte të zbuluara, jo në supozime.

 

  1. Historia e botës duhet të vlerësohet dhe të shkruhet në një këndvështrim tjetër. Tingëllon e çuditshme!

Ky është realiteti i shpalosur para syve tanë. E vërteta nuk mund të ndryshohet.

 

  1. Siç shihet, ne nuk jemi vetëm në univers. Zgjidhet paradoksi i fizikantit të madh Enrico Fermi. Ta marrë vesh gjithë bota mbarë se paradoksin Fermi e zgjidhi një Shqiptar!

 

 

Sinteza:

 

Prandaj them se mali i Tomorrit është mbartësi i të vërtetave të historisë së lashtë të njerëzimit.

 

 

 

Përparim Zaimi

 

Ka lindur në fshatin Dobrushë të Skraparit më 12.03.1948. Është studiues i shkencave navale, kulturёs sё lashtё dhe universit (Civilizimeve Teknologjike Inteligjente); lektor i këtyre shkencabve nё Universitetin “Aleksandёr Moisiu” Durrёs dhe   anëtar i Akademisё sё Shkencave.

 

Është  autori i 18 librave dhe punimeve akademike shkencore, i mbi 30 studimeve dhe 13 artikujve shkencorë.

 

 

Ka kryer studimet e larta në Akademinë e Marines në Vlorë, me rezultate të shkëlqyera. Është diplomuar Navigator për FlotënTregtare. Është diplomuar po ashtu në Filozofi, me rezultate të shkëqlyera. Ka kryer studime në Inxhinieri Mekanike.

Zotëron tri gjuhë te huaja, përkatësisht Anglisht, Italisht dhe Rusisht

 

Ka kryer detyra të rëndësishme në administratën e lartë shtetëore si, drejtor i Përgjithshëm i Peshkimit në Ministri, drejtor Projekti,dDrejtor institucionesh administrative, Këshilltar Ministri, drejtori Përgjithshëm i një shoqërie të përbashkët shqiptaro – amerikane në Tiranë, në fushen e industriseTekstile etj.

 

 

Shënim i “Orakujve…”

 

 

Për informacione më të plota klikoni në Google Website: http://perparimzaimi.al dhe Faceboook Përparim Zaimi