Teqja e historike e Krushovës në Skrapar
Teqeja e Krushovës-Skrapar, ndodhet në fshatin Krushovë të Skraparit.
Teqeja është e hershme dhe lidhet me misionarët që kanë kaluar në rrugë-kalimin Dëvri- Gostënckë-Leshnjë-Vlushë-Potom.
Siç tregojnë të moshuarit, teqeja është ngritur nga Qamil Zaçe Krushova (Zyka) para viteve 1900. Të njëjtat burime shtojnë se Zaçe Krushova (Zyka) ishte myhib i baba Fetahut të teqesë së Backës. Qamili, me kalimin e kohës ngriti teqenë.
Ai shtoi prona si objekte, pyje, kullota, bagëti etj. Qamili është i njohur si patriot për çështjen kombëtare. Ai ishte bashkëpunëtor me Riza Cerovën, në Selanik dhe në Shqipëri. Qamili ka ndërruar jetë në vitin 1935.
Teqeja frekuentohej nga i gjithë fshati e më gjerë. Në këtë teqe, ka shërbyer dhe dervish Velikua. Ai afronte besimtarët dhe organizonte ceremonitë fetare të Sulltan Nevruzit, matemin, Ashuren, Bajramin e Madh dhe Bajramin e Vogël. Në këtë periudhë punonin vullnetarisht për teqenë 20 punëtorë.
Nga viti 1890 deri në vitin 1919, në këtë teqe ka shërbyer vullnetarisht Veli Rakip Zyko. Më pas, në vitin 1919, ai është veshur dervish nga baba Mestani i teqesë së Backës. Ai ka shërbyer si dervish në teqenë e Krushovës, deri sa kaloi nga jeta në vitin 1953.
Në vitin 1914 greku dogji fshatin të tërë, Fshatarët shkuan të gjithë në Karbunarë të Vlorës, Në fshat mbeti vetëm Dervish Velikua, të cilin Sali Dajlan Zykoja dhe Tare Dido Xhaja e çuan në shkëmbin e Galinës. Aty, pa njeri ai jetoi për një vit rresht, deri sa u kthyen fshatarët nga muhazhirllëku, duke u ushqyer me bimë e kafshë të egra.
Dervish Velikua ishte patriot i madh. Gjatë Luftës ishte anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar të fshatit dhe anëtar i Këshillit Krahinor të Zonës së Potomit.
Pas çlirimit, në vitin 1945, ai ndërroi jetë. U varros brenda tyrbesë në krahë të dy shenjtorëve të tjerë.
Në teqenë e Krushovës në janar të vitit 1944 është bërë një nga maskrat më të mëdha nga nazistët gjermanë, ku u vranë 50 fshatarë të pfajshëm nga Kapinova, Krushova dhe zonat për rreth, si dhe dy partizanë dhe tre italianë që u vranë po atë ditë në mal.
Teqeja u shkatërrua në vitin 1967, por në vitet ’90 ajo u rindërtau nga fisi i Saliut, që ishte kujdesur që në gjallje për të.
Tani ajo lartësohet hijshëm, si një simbol i shenjtë fetar, por edhe si një simbol homazhi për viktimat e pafajshme të vrarë nga gjermanët në oborrin e saj.