Tomorrica në Rilindjen Kombëtare dhe Luftën e Parë Botërore

Tomorrica në Rilindjen Kombëtare dhe Luftën e Parë Botërore

 

Për shkak të emrit të saj, por jo për më për madhështinë, pasi Tomorrica tashmë ishte mpakur nga emigrimet e shumta, Avdyl Frashëri për Lidhjen e Prizrenit kërkoi ndihmë nga kapedanët e kësaj krahine.

 

 

Ai thirri në një takim në Potom në lagjen e Hasanbellinjve të Gropës  Kahreman Bejkon nga Grëmshi ku biseduan se ç’do të bënin më tej. Bashkë me Mahmut Zaloshnjën Kahremani më pas “ngritën më këmbë kazanë”.

 

Në Luftën e Parë Botërore Skrapari u ripushtua nga forcat ndërluftuese. Midis tyre lakmuesit më të rrezikshëm qenë shovinistët grekë, të cilët masakruan dhe i sollën dëme të mëdha popullit të krahinës së Skraparit, ku u dogjën 20 fshatra me rreth 1100 shtëpi.  Fshatra të tjerë u larguan nga vatrat e tyre dhe u vendosen në zonat Berat, Fier e Vlorë.

 

 

Në një situatë të tillë burrat e Skraparit e të Tomoricës krijuan çeta si ajo e Lace e Backës, Mahmut dhe Servet Zaloshnjes, Riza Kodhelit, Sulo Qorrit e shumë të tjerë, të cilët u bënë ballë andarteve grekë.

 

 

Në ballë të këtyre luftërave ishin luftëtarët:

 

 

  1. Ismail Musabelliu (Ujanik)
  2. Abedin Belliu (Grëmsh)
  3. Xhaferr Çeta (Grëmsh)
  4. Avdyl Bejko (Grëmsh)
  5. Kamber Fusha (Grëmsh)
  6. Zylyftar Çeta (Grëmsh)
  7. Kahreman Bejko (Grëmsh)
  8. Tefik Zhiti (Mëlovë)
  9. Hali Zhiti (Mëlovë)
  10. Kaman Çaushi (Gjerbës)
  11. Kamber Çaushi (Gjerbës)
  12. Neki Çela (Gjerbës)
  13. Isa Lajthia (Gjerbës)
  14. Shuaip Terrova (Terrovë)
  15. Maksut Terrova (Terrovë)
  16. Kaman Ismaili (Trebël)
  17. Tefik Gradeci (Gradec)
  18. Hasan Zaloshnja (Zaloshnje)
  19. Servet Zaloshnja (Zaloshnje)
  20. Hasan Zhiti (Mëlovë)
  21. Bido Postena (Postenë)
  22. Ismail Straficka (Straficë)
  23. Dema Dobrenji (Dobrenj)
  24. Syrja Çerrica (Çerricë)
  25. Sefer Qemali (Straficë)
  26. Dine Dervishi (Dobrenj)
  27. Petrit Skënderi (Shpatanj)
  28. Tefik Romasi (Rromas)
  29. Xhake Alimadhi (Kuç)
  30. Jemin Biraku (Barç)
  31. Shasho Zhepa (Zhepë)
  32. Hamza Avdiasi (Romas)
  33. Nebi Gjata (Romas)
  34. Mustafa Nazari (Rromas)
  35. Liman Liçollari Rromasë
  36. Sulo Binjaku (Terrovë)
  37. Xhaferr Çerrica (Çerricë)
  38. Hysen Mahmudi (Zaloshnje)
  39. Cane Ismaili (Trebël)
  40. Sabri Musabelli (Ujanik)
  41. Lula Ajasllari (Grevë)
  42. Dine Karafili (Postenë)
  43. Xhevat Ajasllari (Grevë)
  44. Goxha Shallari (Grevë)
  45. Gani Qamilaj (Grevë) etj…

Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, erdhi një tjetër ngjarje, Lufta e Vlorës. Në këtë luftë nga Tomorica morën pjesë mbi 50 luftëtarë.

 

 

“Në Konak thërret tellalli, thërret Sali Kapedani”…

 

 

Por ngjarja më e rëndësishme, ku shumë tomorrocarë qenë aktivë, madje krijuan edhe formacione luftarake, ishte gjatë Luftës së Parë Botërore. Shumë tomorricarë, nënkomandën e Sali Butkës,  që në atë kohë rrinte familjarisht në Konak të Tomorricës, pasi shtëpitë në Butkë ia kishin djegur grekët, dhe të Mahmut dhe Servet Zaloshnjës, që kishin batalionet e tyre, shkuan në mbrojtje të Korçës.

 

 

Në fillim ata u grumbulluan në Mëlovë. Ishin mbi 150 luftëtarë të gatshëm për sakrifica sublime. Më vonë ata morën rrugën për në Korçë dhe u vendosën në Gjergjevicë e fshatra për rreth, nën drejtimin e Maliq Skraparit, Avni Kapinovës, Hysen Zaloshnjës, Sabri Radëshit, të cilët kishin formuar në Zaloshnje Komitetin për Shpëtimin Kombëtar.

 

Në fund të viteve 1919 – 1920 situata në Korçë dhe rrethin e saj ishte e nderë, ishte shqetësuese. Korça duhej të mbrohej me çdo kusht. Mobilizimi i mbi 3000 e ca luftëtarë në afërsi të Korçës e me qendër në Gjergjevicë bënë që Francezët të shtyjnë më tej afatin e dorëzimit të Korçës, kjo si pasojë edhe e formacioneve luftarake shqiptarë.

 

 

Alarmi u dha menjëherë krahinat të jugut, nga ana tjetër kërkohen forca vullnetare dhe nga Berati. Ngritja në këmbë e shqiptarëve e sidomos në këtë rajon, bënë që planin e tyre, francezët ta lënë mënjanë dhe Korçën e morën në dorë luftëtarët shqiptarë. Këtu mbyllet dhe kapitulli i aneksimit të Korçës nga grekët.

 

 

Populli e ka përjetuar në këngë kët periudhë, duke kënduar: Në Konak thërret tellalli/ Thërret Sali Kapedani…