Veprat e bukura filantropike të Skënder Lenës në Gramsh

Veprat e bukura filantropike të Skënder Lenës në Gramsh

Pandeli Bardhi

 

Skёnder Lena, nga fshati Rashtan i Gramshit,  ёshtё djali i ish-komandantit tё Batalionit Vёrçё-Sulovё, Kapo Lena.

 

Kush ishte Kapo Lena, do tё shkruajmё njё herё tjetёr, por kёtё herё e uruam Skёnderin pёr vlerёsimin qё i bёri Kёshilli Bashkiak i Bashkisё Gramsh, tё cilin e vlerёsoi me titullin e lartё “Qytetar Nderi” i Bashkisё Gramsh, qё do t’i jepet me ceremoni kёto ditё.

E meriton Skёnderi kёtё shpёrblim, pёrveç tё tjerave si njё qytetar model i kёtij qyteti edhe pёr aq sa ai ka bёrё nё interes tё shoqёrisё. Me kursimet e tija ai bёri bustin e babait tё tij Kapo Lena dhe me kёtё rast edhe lulishten nё qёndёr tё qytetit, disa dhjetra miliona lekë. Dashuria pёr prindёrit, edhe nё kёtё rast  u shtri edhe mё tej  nё dashurinё pёr shoqёrinё e mё pas pёr Atdheun.

Shёmbulli i Skёnderit nё kёtё rast ёshtё shёmbulli i njё atdhetari ku dashuria pёr Atdheun fillon nga dashuria pёr prindёrit.

 

Kjo dashuri, u shtri edhe nё fushёn e arsimit me dhurimin e disa kompjuterave nё njё shkollё dhe shpenzimet pёr njё nxёnёs ekselentë, pa tё ardhura deri nё pёrfundimin e studimeve tё larta.  Ato qё ai bёri pёr fshatin e lindjes, nuk thuhen sepse sic thoshte dikur” “Ato qё janё pёr “shtёpinё time” nuk quhen…

Ishte i pari qё derdhi njё shumё prej 10 milionё lekё nё ndihmё tё fqtkeqёve qё u dёmtuan nga tёrmeti i muajit nёntor 2019. Kohёt e fundit, me shpenzimet e tij ai ka bёrё gati bustin e luftёtarit internacionalist antifashist, Antonio Gramshi, me origjinё nga fshati Gramsh  edhe ‘Qytetr Nderi” i kёtij qyteti, vepër e skulptorit Muntaz Dhrami.

 

Me kёtё rast u bё realitet ajo ç’ka Antonio Gramshi i shkruante motrёs sё tij: “Jam krenar qё jam shqiptar”, tё cilёn e vёrtetoi me veprёn e tij si njё kolos poliedrik si gazetar, shkrimtar, si vizionar e luftёtar internacionalist, tё pёrmbledhura ne veprёn aq shumё tё njohur nё dy volume të titulluara “Fletoret e Burgut,” tё shkruara gjatё dhjetё viteve qё qёndroi nё burg.

Le të kthehemi tani te Skënderi, te ky filantrop “i pandeqshëm” që shkon me parimin e asaj fjalës së urtë “Bëje të mirën, hidhe në det, se me siguri një ditë do të kthehet në tokë”!…