Vetëtim Bejko: Neziri, i miri…

Vetëtim Bejko: Neziri, i miri…

 

Portret

 

E shikoni këtë burrë në këtë foto?

 

Ky është ai luftëtar që iu hodh si luan fytafyt gjermanit në grykë në Tendën e Qypit më 1944, atëhere kur arma s’bënte dot më “bam” dhe luftohej për jetë a vdekje, vetëm forca fizike e ndante këtë ndeshje vdekjeprurëse të çastit…

 

 

Ku e gjeti këtë guxim dhe forcë heroi ynë Nezir Bejko nga Sevrani?

Tek dashuria dhe dhembshuria për Atdheun, se nuk mund të duronte ai, që vendin e tij të shqiponjave ta robëronin korbat. Shikoni si rëndojnë mbi gjoksin e tij dekoratat e luftës, siç na rëndoi ajo ikje veterani e tij!

 

 

Dhe këtë luftë të tij heroike, këtë kacafytje ma ka thënë i çuditur me gojën e tij Iliaz Sevrani, komisar i Grupit të Skraparit, pjesëmarrës në atë betejë.

 

 

Neziri bashkë me vëllanë e tij, Estrefin, i vunë gjoksin luftës.

 

 

Neziri nuk kish arsimin përkatës për t’u ngritur në karrierën ushtarake a civile për t’u bërë person publik, por atje ku punoi derdhi atë përkushtim dhe dashuri për Atdheun gjer në fund të jetës së tij.

 

Rrallë gjenden sot njerëz si Neziri me zemër të madhe, dashamirës, gojëmbël, mikpritës pa qibër dhe pa smirë.

 

 

Në rininë e tij së bashku me vëllezërit e tij, familjes sonë i korrën të gjithë grurin, e bënë kavaleta, e mbuluan me gjethe për të mos u dëmtuar nga shpendët, me niciativën e tyre, kur babai im për probleme familjare nuk ndodhej atë kohën e korrjes në fshat.

 

 

Neziri ka një tufë me fëmijë të edukuar e punëtorë, midis tyre vajzën e vetme, Dashurinë, që e shohim shpesh në FB të qeshur si i ati, dalë me të afërmit dhe shoqet e saj.

 

 

Sa nevojë ka shoqëria jonë për njerëz të tillë!  Për atë nuk do të zgjatem shumë, siç ish dhe Neziri fjalëpakë.

 

 

Për ata nuk ka vdekje, ka përjetësi!