Xhako Kajca, profili i një luftëtari që nuk e zben dot koha

Xhako Kajca, profili i një luftëtari që nuk e zben dot koha

 

Kjo foto dhe ky shkrim-portret, për komandantin partizan Xhako Kajca, janë botuar 60 vjet më parë në një revistë të asaj kohe.

 

Edhe sikur këtij shkrimi t’i mungojë një presje apo të ketë një presje teper, as i shtohet dhe as i hiqet gjë. Xhakoja do të mbetet ai Xhako simbol, pavarësisht kohës që ikën.

 

Përjetësi për Të!

 

Ja shkrimi i revistës në fjalë:

 

 

“Përmet viti 1964. Xhafer Muhametaj ose Xhako Kajca, siç e njohin atë në rrethin e Përmetit, është një nga veteranët e Lufës NÇ.

 

Në fillim krijojë çetën partizane  “Dëshnica” në fshatin e tij Kajcë të Përmetit, dhe më vonë në Brigadën e VIII-të ku qe komandant i Batalionit të II-të.

 

Xhako i mplakur por i mbajtur kujton gjithmon përpjekjet dhe luftimet e Batalionit të tij kundër armiqëve.

 

Partizani trim ka kujtime të pashterueshme nga ditët e Kongresit të Përmetit në Maj të viti 1944.

 

Mbi 15 përpjekje të mëdha bëri batalioni i tij. Përpjekja më e madhe ndodhi në 3 Korrik 1943 në Kuqar dhe në Qafën e Kiçokut.

 

Tani në 20-vjetorin e Kongresit historik të Përmetit e të 20-vjetorit të çlirimit të Atdheut në gjoksin e partizanit trim shkëlqejnë shumë urdhëra e medalje për heroizmat e treguara në luftën për çlirimin e vendit”.