Xhevahir Cirongu, një zë i hershëm letrar i trevës së Tomorricës

Xhevahir Cirongu, një zë i hershëm letrar i trevës së Tomorricës

Më datën 22 shtator 2022, në një nga sallat e e teatrit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, nën kudesin e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve, Bibliotekës Publike dhe qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” u përuruan dy libra të autorit Xhevahir Cirongu, “Shtigjet e vendlindjes”, poezi dhe “Udhë në kohë”, publicistikë.

Xhevahir Cirongu nga fshati Leskovë i Skraparit, me banim në Durrës, është një një zë i hershëm letrar që ka shkruar në organe të ndryshme të shtypit.

 

Merrnin pjesë në këtë veprimtari shkrimtarë, poetë dhe artistë të qytetit bregdetar, si dhe miq dhe dashamirës të autorit.

Folësit vunë në dukje vlerat e veçanta dhe mesazhet që të dy librat përciellin te lexuesi.

 

Veprimtaria shkoi mirë në të gjitha pikpamjet, falë edhe ndihmës dhe kujdesit të veçantë të biznesmit Rako Paja, i cili gjithnjë qëndron pranë dhe ndihmon në mbarëvajtjen e veprimtarive të tilla.