Altin Lulaj, mësuesi nga Poliçani që, përtej diletantizmit, është një piktor i vërtetë i karaktereve njerëzore

Altin Lulaj, mësuesi nga Poliçani që, përtej diletantizmit, është një piktor i vërtetë i karaktereve njerëzore

 

 

Zylyftar Hoxha

 

Altin Lulaj, mësuesi i Matematikë – Fizikës, diplomuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, me një përvojë të gjatë pune si mësimdhënës në disa  shkolla të Poliçanit, aktualisht punonjës në Qendrën Qendrën Kulturore të Fëmijëve të këtij qyteti, veç këtij profesioni të nderuar dhe të respektuar, ka dhe një “tjetër dashuri” që e ”marros” herë pas here:

Që është piktura.

 

E ka filluar këtë pasion “dashuror” që herët, që kur ka qenë nxënës në shkollën 8-vjeçare.

 

 

Talentin ia zbuloi mësuesi i tij i vizatimit, piktori Ali Kapxhiu, që nuk jeton më dhe për të cilin Lulaj ka respektin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme, dhe kujtimin më të bukur dhe më të paharruar të jetës së tij artistike.

 

 

Altin Lulaj nuk mundi të vazhdojë për Pikturë, por ai lëvron në pikturë në mënyrë diletante dhe amatore në gjininë, që shumëkush e quan të lehtë, gjini fillestare, siç është Vizatimi dhe Skica, por nuk duhet harruar se ato janë themelet dhe bazamenti i të gjithave gjinive të tjera të pikturës dhe skulpturës.

 

 

Altini ka mbetur aty, jo si një piktor dështak, që nuk e ka kaluar paradhomën e artit, por si një piktor dinjitoz dhe, pse jo, dhe Zot i kësaj gjinie, që përmes një rrjete vizash të pakujdesshme lapsi, nxjerr portrete me botë dhe me karaktere të larmishme njerëzore, si në pikpamje teknike ashtu edhe atë artistike.

 

 

Në punën e tij përballesh me një befasi dhe kënaqësi artistike të pakrahasueshme me piktorë të tjerë të këtij rangu amator.

 

Ky është opinioni im personal, nuk e di për të tjerët për ato punë të tij në rrjetet sociale!

 

Ndaj i uroj lartësi dhe suksese në punën e tij të bukur dhe mbresëlënëse!…