Infermieri që e mbylli jetën me çantën në krah dhe zemrën në dorë
Gjergj Qafoku
Ndër figurat e Skraparit, që ka bërë emër dhe nuk duhet harruar, është ndihmësmjeku Neim Xhafer Hysi.
Një burrë që te ai bashkoheshin të gjitha: humanizmi dhe përkushtimi, ndershmëria dhe dinjiteti, thjeshtësia dhe bujaria.
Nuk mund të ketë njeri tjetër si ai, që të ketë hyrë në familjet skraparase, nga Potomi në Gjerbës, nga Vërzhezha në Radësh e në Çorovodë.
Ai ishte ndihmësmjek, por të gjithë i thërrisnin doktor.

Aty nga fillimi i v 1980 në Vërzhezhë erdhi një mjekë me shkollë të lartë. Filoji të bënte vizita jo vetëm për të sëmurët kronike por edhe për të moshuarit.
Kur konstatonte nga se vuanin ato (plakat), i thoshin:
– Hallall të keqen nëna, e gjete këtë sëmundje ma ka thënë edhe Neimi.
Jo vetëm vizita nëpër shtëpi të banorëve, por ai shtëpinë e tij e kishte kthyer në një mini ambulancë. Hatixheja e shoqja, mbante gjithmonë mbi furnellën elektrike mjetet e inxheksionit që zienin.
Neimi kishte një pasion për librat( një biblotekë e pasur), për shahun e për gjahun.
Kush ishte Neim Hysi.
Neimi lindi në Vërzhezhë në vitin 1927, i biri i Xhaferit dhe Xhevrisë, vëlla i Hasanit, Resmiut, Sanijes, Soses e Qerimen, martuar me Hatixhen bijën e Tahir Gurit nga Turbohova, ka katër fëmijë: Fahriun, Besnikun, Ilirin dhe Xhevrinë.
Mbas mbarimit të Arsimit 7- vjeçar, në vitin 1950 kryen kursin 6- mujor për infermier në Tiranë e punon fillimisht në spitalin rural të Çorovodës e më pas kryen një kurs 3- mujor për infermier antivenerian.
Në vitin 1951, infermier në spitalin e Potomit dhe pas Potomit në Gjerbës.
Nga vitin 1953-1956, përsëri në spitalin e Çorovodës.
Në vitin 1958-1960 kryen shkollën e mesme mjekësore në Tiranë e menjëherë emërohet në spitalin e Çorovodës, me problemet e mikrokirurgjisë.
Në fillim të vitit 1967, si bir i Vërzhezhës, largohet me dëshirë nga Çorovoda për në vëndlinje, ku mbulonte edhe fshatrat Radësh, Mollas, Koritë e Gradec.
Në këtë kohë filloi edhe vizitat mjekësore dhe lëshimi i recetave.
Në vitin 1971, përgjegjës i Qendrës Shendetësore Vërzhezhë, me fshatrat: Dobrushë, Selan, Strorë, Përparim, Mollas, Radësh, Koritë, Gradec, deri në vitin 1975.
Në Radësh u krijua Qendra Shëndetësore në vitin 1975. Deri në mes të vitev 1978 përgjegjës I saj ishte Neimi, nga ku kthehet përsëri në Vërzhezhë ,deri sa doli në pension.
U nda nga jeta në vitin 1996, për të mos u harruar kurrë me atë që ka bërë për njerëzit.
