Kush janë Dëshmorët e parë skraparllinj të Kombit dhe si janë trajtuar ata?!…

Kush janë Dëshmorët e parë skraparllinj të Kombit dhe si janë trajtuar ata?!…

 

(Pjesa e parë)

 

Gjergj Qafoku

 

Në vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit të Shpalljes së Pavarësë së Shqipërisë, qeveria e atëhershme e Mbretit Ahmet Zogu, ngriti një komision vlerësimi për të gjithë ata që kishin luftuar, punuar dhe kontribuar për arritjen e kësaj ëndërre dhe fitoreje shumëshekullore, krimin e Shetit Shqiptar.

 

Komisioni i Vlerësimit u ngrit në rang komëtar, por edhe në rang lokal, një nga punët më të bukura të  të asaj kohe.

 

 

Më poshtë po japim vendimet e këtyre komisioneve për luftëtarët dhe patriotët skrapallinj, disa prej të cilëve, për “harresa” historike ose për arsye të tjera “enigmatike”, nuk janë njohur si Dëshmorë të Atdheut, siç kanë marrë statusin atëhere.  

 

 

 

 

Komisioni i Prefekturës së Beratit për kremtimin e 25 – vjetorit të Vetëqeverimit Shqiptar, i përbërë nga:

 

Qazim Bodinaku, Prefekt; Tefë Naraçi, Kryetar Bashkia Berat; Dhimitër Gjergo, inspektor Arsimi; Neki Ruli; Qerim Fuga; dr. Jan Kona; Vangjel Haxhistasa; av. Hysref Protopapa, av. Xhevdet Mehqemea; Mykrem Janina; Petro Kaçimare, drejtor i Shkollës Qytetëse; Gaq Goxhomani, tregtar:

 

…në mbledhjen që mbajti më 11 gusht 1937, në bazë të qarkores telegrafike të Komisionit Qëndror të Tiranës të dt. 10 korrik 1937, studioi raportin e Komisionit të Nënprefekturës Skrapar, i përbërë nga:

 

Teki Xhindi zëvendësprefekt, z. Pasho Hysi e Qemal Nishica, më 4 gusht vendosi:

 

Të vihen në listën e veteranëve dhe të dëshmorëve të Kombit, të rrethit Skrapar, atdhetarë skraparas që kanë shërbyer me vepra patriotike të shquara për realizimin e Rilindjes Shqiptare dhe të atyre që kanë sakrifikuar jetën për mbrojtjen e lirisë së shenjtë me gjakun e tyre të shtrenjtë, si më poshtë:

 

1.Baba Fetahu

 

2-Baba Meleq Shëmbërdhenji

 

3- Baba Xhaferri

 

4-Baba Shaban Prishta,

 

5- Dervish Iliazi

 

6-Lace Mustafa Backa

 

7-Dule Iliaz Përrenjasi

 

8-Hysen Elmas Sevrani

 

9- Ali Koprëncka

 

10- Servet Zaloshnja

 

11- Asllan Çepani

 

12-Turhan Rehovica

 

 

Burime:

  1. Q . SH Fondi 170, V 1937 dosja 46, faqe 8,

faqe 21, faqe 23.

Gazeta Zyrtare v 1937, gusht.

  1. Haklaj: ” Veteranët e Pavarsisë”, v. 2012.

 

 

(Vazhdon në numrin e nesërm)