Skrapari, veç Kanioneve, “fshin buzët me peshqir” edhe me malin e Tomorrit
Pelegrinët që do të udhëtojnë drejt Kulmakut nga rrethe të tjera, nuk do të hyjnë në Skrapar. Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të Malit Tomorr (drejt teqesë),sipas Drejtorisë Vendore të Policisë në Berat, do të jetë:
– Hyrje e qytetit të Beratit – Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi Uznovë – Kryqëzimi Plirëz – Teqeja e Kulmakut .
Që do të thotë shmangie e plotë e peligrinëve dhe turistëve nga qyteti i Çorovodës. Kjo shmangie i kushton Skraparit, 150 – 200 mijë turistë më pak.
Duket si e qëllimshme kjo shmangie, pasi lobingje me veshje fetare kanë nxjerrë kokën herë pas here me festën tradicionale të Tomorrit, ku veç faljes, haresë dhe gëzimit, qarkullon edhe paraja, pse jo edhe korrupsioni.
Janë këto “pengesa” dhe interesa që nuk çelen fonde për anën tjetër, rrugën Çorovodë – Gjerbës – Tomorr, një rrugë me bukuri panormike dhe resurse turistike që do të vitalizonte të gjithë zonën.
Kanionet i janë marrë prej kohësh Skraparit, administrohen nga Berati, turistët nuk lejohen të pijnë as ujë në Çorovodë; tani që “i morën edhe Tomorrin”, Skrapari, madje edhe Poliçani të “fshijnë buzët me prokovaçe”, siç thotë një fjalë e urtë, shumë e bukur, e kësaj krahine.