Censusi 2023, rasti për të kujtuar dhe nderuar figurën e staticienit dhe demografit të parë të shquar shqiptar, Teki Selenica

Censusi 2023, rasti për të kujtuar dhe nderuar figurën e staticienit dhe demografit të parë të shquar shqiptar, Teki Selenica

 

 Vepra ime

 

Në qoftë se vepra ime do t’u hedhë një rreze dielli dhe do të shkëlqejë e vërteta, në qoftë se, kjo vepër vlen fare pak për të rritur prestigjin kombëtar, unë do të harroj mundimet e padurueshme, me dhe bindje të plotë, e me mburrje, do të vështroj e do të ndjek ditët e lumtura që po end koha përplot dritë e shkëlqim për Shqipërinë tonë të dashur.

Teki Selenica
Tiranë, dhjetor 1928

 

 

 

Kush është Teki Selenica

 

Teki Selenica, lindi më (1882-1962) në Selenicë të Frashërit, nga një familje me tradita rilindëse. Ai e nisi veprimtarin e tij patriotike në bankat e universitetit “Huzuku” të Sambollit, ku u lidh me qarqet nacionaliste shqiptare dhe bëhet mjaft aktiv si gazetar i gazetave “Bashkimi i Kombit”, “Drita”e Manastirit si dhe “Shqiptari” i Stambollit.

 

 

Kthehet në Shqipëri dhe fillimisht punon në administratën e prefekturës së Beratit deri në vitin 1920.

 

Pas Kongresit të Lushnjës thërritet të punojë në administratën qendrore në Tiranë.

 

Në vitin 1928, Teki Selenica emërohet në postin e nëpunësit më të lartë të administratës shtetërore shqiptare, në atë të sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

 

 

Po në vitin 1928, Selenica boton veprën e tij më të rëndësishme dhe mjaft voluminoze “Shqipëria me 1927”, që është më tepër një enciklopedi.

 

 

Në vitin 1930 nën drejtimin e Teki Selenicës (më saktë më 22 prill 1930), përfundon regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë, i cili është i vetmi burim statistikor bazë në të cilën edhe sot e kësaj dite i referohemi për shpërndarjen e popullsisë sipas besimit fetar, racës dhe kombësive.

 

Si bëri të mundur që Selenica ta realizojë një operacion kaq të vështirë, si regjistrimi i parë i popullsisë me një cilësi mjaft të lartë dhe brenda standardeve statistikore të kohës. Këtë e sqaron zv. ministrit i Brendshëm i asaj kohe Rauf Fico, i cili në emër të mbretit do t’i shkruante:

 

“Qëndrimi i pathyer që treguat, instrukcionet, direktivat e pagabueshme q’u dhanë gjithë nëpunësve të ngarkuem me barrën e regjistrimit, aktiviteti i pakursyer që treguat në të marrunit e masave, për suksesin e veprimit, janë fakte të çmuara prej botës shqiptare, aq sa edhe prej personit tim, që një veprim shtetëror tepër me rëndësi dhe tepër delikat të përfundojë me sukses e ky sukses të kurorëzohet me kënaqësinë e pagëzimit tepër të vlefshëm të L.M.Mbretit”

 

 

Ndërsa Mit’hat Frashëri në revistën “Dituria” për librin e Teki Selenicës do të shkruante:

 

Librin që kemi në dorë, s’është vetëm një anuar statistikor as edhe një statistikë; është më tepër se kaq, është përshkrimi i Shqipërisë, një histori politike e vendit, një gjeografi, histori dhe statistike përnjëherë. Në është e mundur këtë vepër do ta quaj një enciklopedi të vendit tënë, kaq lënda e saj është e ndryshme dhe e begatshme”.

 

 

 

Regjistrimi i popullsisë i Teki Selenicës i vitit 1922 dhe 1930, gur themeli dhe bazë referuese e të gjitha studimeve demografike shqiptare

 

 

Në vitin 1930 nën drejtimin e Teki Selenices (më saktë më 22 prill 1930), përfundon regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë, i cili është i vetmi burim statistikor bazë në të cilën edhe sot e kësaj dite i referohemi për shpërndarjen e popullsisë sipas besimit fetar, racës dhe kombësisë.

 

 

Si bëri të mundur që Selenica ta realizojë një operacion kaq të vështirë, si regjistrimi i parë i popullsisë me një cilësi mjaft të lartë dhe brenda standardeve statistikore të kohës.

 

 

Kjo mbetet për t’u studiuar më shumë nga institucionet që janë të angazhuar me këtë proces. Selenica e mbështeti strategjinë e tij në ndërgjegjen qytetare dhe civile të popullsisë.

 

 

Për ta realizuar këtë aksion u nevojit që krahas përgatitjes se dokumentacionit të nevojshëm, të punohej në drejtim të sensibilizimit të opinionit publik për këtë aksion të rëndësishëm kombëtar.

 

 

Veprimtaria e Teki Selenicës fillon që në Kongresin e Lushnjës. Si njohës i mirë i legjislacionit ai thërritet të punojë në këtë kohë në administratën qendrore në Tiranë. Në të njëjtën periudhë ai boton gazetën “Dit’ e re”, e cila në korrik të vitit 1922 kthehet në të parën botim të rëndësishëm administrativ dhe ligjor me titull “Gazete zyrtare”, ku botohen të gjitha aktet më të rëndësishme të shtetit. Kjo gazetë u botua në bashkëpunim edhe me dy kolegë të tjerë të Selenicë, Mihal Sherkon dhe Halil Macin.

 

 

Nëse regjimi monarkist i Zogut ka meritë, aq sa ka në konsolidimin e shtetit shqiptar nëpërmjet hartimit të legjislacionit modern dhe krijimit të administratës së aftë, një rol mjaft të madh kanë luajtur një sërë intelektualësh nga radhët e aristokracisë shqiptare, të cilët me patriotizëm dhe devotshmëri punuan për ngritjen dhe forcimin e shtetit shqiptar.

 

 

Padyshim një nga këta intelektualë është Teki Selenica*, merita dhe puna e të cilit është e lidhur ngushtë  me krijimin e bazave të administratës dhe legjislacionit. Opusi i tij krijues dhe hartues, është aktual dhe duhet shfrytëzuar edhe sot, pasi do të ndihmojë të kuptohen tiparet kryesore të administratës dhe legjislacionit shqiptar, si dhe trashëgiminë mjaft të pasur të tij në drejtim të botimeve me vlera jo vetëm historike, por edhe administrative, legjislative dhe asaj ekonomike, të cilat pak ose në kushtet e një anonimati i janë përdorur si burime primare nga studiues të ndryshëm në periudhën komuniste dhe sot.

 

 

Në vitin 1924, Selenica boton librin “Shqipëria 1923”(2), e cila ishte një vepër me vlera historike, pasi në të për herë të parë jepen në mënyrë të plotë statistika demografike, si dhe harta e përgjithshme e Shqipërisë sipas njësive administrative dhe qendrave të banuara, gjë që janë thelbësore për identitetin e një shteti.

 

 

Një vit më vonë Selenica ishte kryetar i komisionit qeveritar për sistemimin e kosovarëve të dëbuar forcërisht nga regjimi serb. Kjo punë u krye jo vetëm me devotshmëri, por dhe e realizua në kushtet e burimeve mjaft të pakta financiare që kishte shteti i asaj kohe. Në të njëjtën kohë u zgjidhën edhe mjaft probleme që kishin të bënin me sistemimin e kosovarëve me qendra të përhershme banimi, si dhe sigurimin e mjeteve të tjera të jetesës përfshirë këtu edhe tokë të punueshme nga fondi i tokave shtetërore. Kjo detyrë ishte pjesë përbërëse e dikasterit të Ministrisë së Brendshme, e cila në atë periudhë kishte edhe funksione administrimi.

 

 

Në vitin 1928, Selenica boton veprën e tij më të rëndësishme dhe mjaft voluminoze “Shqipëria më 1927”. Kjo gjë flet për një punë të jashtëzakonshme të tij që i duhej ta përballonte krahas detyrave administrative si funksionar i Ministrisë së Brendshme (në këtë periudhe ishte drejtor i zyrës së shtypit).

 

 

Libri “Shqipëria më 1927” (i cili u përkthye edhe në gjuhen frënge), është një vepër me të vërtetë monumentale, në historinë e shtetit shqiptar. Nga specialistët kjo vepër cilësohet si vepër enciklopedike, pasi në të përveç materialit me karakter historik, politik, juridik etj., jepen edhe parimet e financave shqiptare, ku përfshiheshin: kontabiliteti i bashkive, llojet e taksave dhe mënyra e vendosjes, llogaritjes e mbledhjes së tyre. Në libër jepet edhe një informacion mjaft i hollësishëm për të gjithë sektorët ekonomikë të vendit, përfshirë bujqësinë, blegtorinë, tregtinë, industrinë etj.

 

 

Në pjesën Shqipëria politike përfshihen informacione në lidhje me kufijtë shtetërorë si dhe shtrirjen etnike të shqiptarëve në Ballkan, të dhëna për gjeografinë, emigracionin dhe imigracionin, organizmat fetare dhe jetën shoqërore e kulturore. Në pjesën Shqipëria administrative përshkruhet ndarja administrative dhe karakteristikat kryesore të këtyre njësive dhe risorset përkatëse.

 

 

Në pjesën Shqipëria historike jepen të dhëna të hollësishme mbi historinë e vendit, ku me mjaft vlera shikohet pjesa e historisë për vitet 1913-1926. Pjesa më rëndësishme e librit është Shqipëria ekonomike, ku jepen informacione për zhvillimin dhe veçoritë e degëve më të rëndësishme të ekonomisë të shoqëruara me statistika mjaft të pasura dhe mjaft korrekte nga pikëpamja e paraqitjes shkencore dhe krahasueshmërisë, gjë që flet për përgatitjen komplekse të Selenices.

 

 

Libri “Shqipëria me 1927”, pati një jehone mjaft pozitive jo vetëm brenda vendit, por edhe nga mjaft personalitete ndërkombëtare të asaj kohe, të cilët vlerësuan mjaft këtë vepër të Selenicës.

 

 

Vetë autori Selenica, në parathënien e librit të tij do të shkruante: “Indiferenca për një vepër të tillë ishte një përbuzje e zakonshme që na kishte shkurtuar jetën dhe na kishte lënë një gjendje të pikëlluar prej ku përpara botës së qytetëruar ishim një tufë njerëz pa histori, pa literaturë, pa asnjë trashëgim, pa asnjë virtyt nga tradita”.

 

 

Ne vitin 1928, Teki Selenica emërohet në postin e nëpunësit më të lartë të administratës shtetërore shqiptare, në atë sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Një emërim i tillë, i bërë drejtpërsëdrejti nga mbreti Zog, është një fakt mjaft domethënës edhe për kriteret dhe vlerësimin mjaft pozitiv që kishte mbreti për punën e intelektualëve të aftë. Në këtë detyrë Selenica është autor i legjislacionit për organizimin e pushtetit vendor dhe mori pjesë në hartimin e ligjit për reformën agrare e cila hyri në fuqi në vitin 1930.

 

 

Në fushën e legjislacionit veprimtaria e Selenicës vazhdon më tej në vitin 1933, duke u bërë hartuesi kryesor dhe mbrojtësi në parlament i dy kodeve mjaft te rëndësishëm si kodi i administratës dhe ai komunal (të cilat sot akoma nuk ekzistojnë), si dhe te ligjit për bashkitë, gjë që konsoliduan pozicionin e tij profesionalisht jo vetëm si një ekonomist, statist dhe publicist, por edhe “jurist i klasit të parë”.

 

 

Me pushtimin fashist Selenica refuzon të punojë në administratën fashiste, duke iu bërë thirrje edhe nëpunësve të tjerë për të mbajtur të njëjtin qëndrim. Për këtë qëndrim, ai së bashku me familjen i nënshtrohen një internimi ne Itali. Por kalvari i vuajtjeve nuk do të mbaronte këtu, pasi një tjetër regjim edhe me brutal do t’i shtonte vuajtjet e këtij intelektuali.

 

 

Nofka “zogist”  e përndoqi dhe e dënoi në periudhën e socializmit,fatkeqësisht, edhe   politika e sotme po mban me të të njëjtim qëndrim, deri sa nuk i jep vendin që  meriton në historinë e shtetit shqiptar.

 

 

 

  “Fletorja Zyrtare” që është edhe sot, produkt mendor i Teki Selenicës

 

Më 1922, i mençuri Teki Selenica hapi në format të madh, gazetën “Dit e re”. Ajo pas një viti do kthehej në “Fletorja Zyrtare”, organin zyrtar të shtetit shqiptar ku botoheshin ligjet dhe vendimet e natyrës jo sekrete.

 

Në sajë të nismës së parë të z.Selenica, shteti shqiptar së paku mund të krenohet se ka ruajtur një traditë të shkëlqyer nga ajo kohë e deri sot, ku zërat e përfshirë në këtë buletin janë lehtësisht të kërkuara.