Emrat e fshatrave të Skraparit dhe një përpjekje e qeverisë së Zogut për t’i ndryshuar këta emra, por që nuk u realizua kurrë

Emrat e fshatrave të Skraparit dhe një përpjekje e qeverisë së Zogut për t’i ndryshuar këta emra, por që nuk u realizua kurrë

 

Nënprefektura e Skraparit në vitin 1938*) përbëhej nga 95 fshatra, 53 prej tyre me vendim të qeverisë (Këshilit Ministror), iu ndërruan emrat, të cilët do t’i paraqesim më poshtë (emrin e vjetër dhe emrin e ri).

 

Por, për fat të keq apo të mirë, ky vendim nuk u zbatua kurrë. Mund të ketë patur shumë arsye, por një nga këto arsye, është se një emër që ka fituar “të drejtën e qytetarisë” prej vitesh, sado të mundohesh, nuk e zhbën dot. Emri i ri nuk ngjit që nuk ngjit!…

 

Çorovoda – Ujëmbret

Çerenishti – Brinja

Cerova – Zezaj

Dobrusha – Mirashi

Gradeci – Verdhaj

Grepcka – Grepaj

Kalaja – Kështjella

Kalanjasi – Lugu

Mollasi – Mollas

Munushtiri – Munushtir

Nishica – Shkëmbi

Radëshi – Gremin – a

Slatinja – Vidhima

Strora – Streha

Veleshnja – Uronjë

Vërzhezha – Shpati

Vëseshta – Buza

Zogasi – Zogasi

Zhabani – Shabaj

Blezëncaka – Koridhanj

Çepani – Çepaj

Dorësi – Dorëzë

Lapani – Lapaj

Malindi – Malindi

Muzhaka – Muzhaka

Muzhencka – Muzga

Prishta – Prishta

Rehovica – Dushku

Rogu – Rruku – u

Sevrani – Sevranji

Zabërzani – Bërzakaj

Backa – Bacaj – i

Turbëhova – Arkaj

Faqekuqi – Faqekuqi

Gërmenji – Gërmenji

Gostëncak – Rrëza

Grëmshi – Grëmshi

Gjokovica – Gjakonaj

Helmësi – Helmësi

Kapinova – Mënferrasi

Koprëncka – Fatosaj

Krushova – Bardhasi

Leshnja – Yllaj

Melcka – Malësa

Nikollara – Nukaj

Osoja – Oseja

Polena – Rrafshnica

Potomi – Betimi

Prrenjas – Prrenjas

Qafa – Qafa

Staravecka – Plakëza

Visocka – Vishaj

Vlusha – Vlusha

Ermenji – Ermenji

Barçi – Barçe

Burranji – Burrenji

Çurrotati – Çrokati

Davidhi – Devidhi

Dobrenji – Mirakës

Duncka – Donuka

Gradeci – Katundthi

Greva – Greva

 

*) Marrë nga libri i Viktor Bakillarit “Visare të Skraparit”