Xhevahir Spahiu dhe Dervish Iliazi, ç’thotë shenjti për shenjtin!…

Xhevahir Spahiu dhe Dervish Iliazi, ç’thotë shenjti për shenjtin!…

 

 Gjergji Qafoku

 

 Bashkë me poetin e madh Xhevahir Spahiu, Ilir Hysin, Partizan Myftarin e disa miq të tjerë ishim ulur në një lokal. Mishi që piqej avash- avash në hell “na i bënte me sy”. Muabeti shkonte rrjedhshëm, dolli nga të gjithë, këngë mbas çdo dollie.

 

 

Për çfarë nuk biseduam. Si skraparllinj, shumica nga ne ishim verzhezhallinj, dhe gjuha vete ku dhemb dhembi. Biseda pa fund për Dervish Iliazin. Secili nga ne, sipas mnyrës së vet, do thoshte diçka. Ndonjeri dhe do  mburrej”.

 

Xhevoja vetëm na dëgjonte me atë degjushmërinë dhe mprehtësinë e syve të tij dhe nuk fliste. Në një moment qetësie, Xhevoja, i tëri me vrull e gjithë pasion, me sytë që i shkëlqenin, pak edhe nga rakia, çohet vetëtimthi në këmbë dhe me emocion thotë:

 

“Degjoni, o miqtë e mi, këtë histori që do t’u tregoj: Isha këshilltar i Presidentit të Republikës, zotit Alfred Moisiu, e,  si ne çdo rast festash qe ai s’i linte pa respektuar, e shoqërova për në Tomorr, në ditët e shënuara të pelengrinazhit.

 

 

Presidenti si burrë babaxhan kaloi para varreve, shënjtorëve tanë. I afrohem, vendos gojën te veshi i tij dhe e pyes:

 

“A di para kujt kalove dhe u përule”?!

 

“Jo, – më thotë me atë thjeshtësinë dhe modestinë karakteristike të tij, – u përula për këtë ditë, për gjithë këta njerëz dhe besimin e tyre”.

 

 

S’mu durua se me doli ne “shteg”, aty ku une prisja, e ja si sot me syte gjithe lote, harrova portokollin zyrtar e i them:

 

“Ju kaluat para “Nënë Terezës së Jugut”!

 

 

Po më shikonte si i zënë në faj. Atëhere i shpjegova gjer e gjatë për këtë burrin që e ka emrin Dervish Iliaz Qafoku apo Verzhezha, për bëmat dhe famën e tij zë zonat e rreth Tomorrit dhe më tej akoma.

 

***

 

Rasti tjetër me Xhevahir Spahiun ka ndodhur kur në Çorovodë u organizua një konferencë shkencore, në të cilën Dervish Iliazit iu akordua titulli “Nderi i Qarkut të Beratit”. Pas veprimtarisë Xhevahiri me një grup shokësh u nisën për në Tiranë.

Rruga e keqe, shoferi ndoshta pak i dehur, bëri që makina të dalë nga rruga, të bëjë dy –tre rrotullime në një nga kthesat e Poshnjes, në të dalë të Beratit. Makina pësoji dëme të mëdha, aq sa nuk bëhej më makinë!…

 

 

Xhevoja i tronditur nga zhurma e makinës doli përjashta. Shoferi dhe të tjerët kishin dalë më parë. Të gjithë në këmbë, të gjithë “si kokrra e mollës”!… Drejtohet  nga Tomorri dhe me zë të lartë thërret:

 

“O Tomorr, o i madhi Dervish Iliazi, për ty erdhëm e ti na shpëtove jetën!

Të qoshim përjetë falë”!