“Eco Energi”: Histori biznesi, histori suksesi

“Eco Energi”: Histori biznesi, histori suksesi

Historitë e jetës, të punës, të biznesit mund të jenë të ngjashme, por kurrë të njëjtat. Ato nisin e zhvillohen në shtratin e tyre individual në luftë me vështirësitë që dalin përpara, me sukseset, por edhe me dështimet, që, një mendje e zgjuar dhe e kujdësshme, nuk i lë të trashen, por  i ndreq menjëherë dhe nuk e ndërpret tempin e zhvillimit.

 

E tillë është edhe historia e Rako Pajës dhe e kompanisë së tij të certifikuar për impiantet fotovoltaike, impiante që kanë hyrë shumë herët në Shqipëri  në formën e një objekti apo pajisjeje shtëpijake, bli në dyqan dhe montoje mbi çatinë e shtëpisë.  Jo, biznesi  Rakos Pajës ndryshon në filozofi, në koncept dhe në praktikë.

 

Ai është i pari në Shqipëri (dhe e theksojmë këtë, i pari), sepse solli formën më të lartë të organizimit të një kompanie komplekse fotovoltaike, që nga linja e prodhimit të paneleve në Gjeramani dhe gjetkë, te projektimi, te montimi e deri në fund te produkti i gatshëm, energjia e pastër elektrike që del nga një kabinë elektrike, pak më e madhe se sa një sahat matës trefazor i energjisë që ka një biznes i zakonshëm prodhues(!).

 

Ai është i pari, që, që vitin 2014 mori licencën për “Energjinë  e rinovueshme fotovoltaike” të certifikuar nga agjencitë më të besuara në kontinentin evropian në Shqipëri, një risi që ai e solli këtu nga Greqia, ku me këtë lloj pune e veprimtarie ishte marrë prej shumë vitesh.

 

Janë me dhjetëra objektet ku ai ka investuar dhe ka nxjerrë produkt të shpejt dhe me kosto Zero. Si në kompaninë “Xhelips SHPK” me 500 Kw, “Dibra” me 250 Kw, në Vorë  tek “Endi SHPK” po me fuqi 500 Kw, “MIKO Blindi” Durrës me 300 Kw, “Ena SHPK” 100 Kw, “Gloria 260 Kw”, hotel “Krali” Vlorë etj. Ai ka sot punë dhe kërkesa në dhjetëra objekte në të gjithë Shqipërinë.

 

Ka mbi 50 specialistë, 33 prej tyre inxhinierë  të mirëshkolluar, 10 elektricistë dhe 20 punëtorë me përvojë të gjatë në këtë punë. Një pjesë e tyre janë grekë dhe gjermanë.

 

“Eco energi” është një kompani e perspektivës, por edhe e nevojës utilitare për energjinë elektrike, këtë produkt dhe mall që kriza botërore e ka goditur më rëndë se çdo gjë tjetër, duke sjellë një reaksion zinxhir në të gjithë ekonominë globale.

 

Shqipëria ka 280 ditë diell në vit, thotë Rakoja, një dhuratë nga Zoti, pse të mos e “fusim këtë diell” në shtëpitë dhe produktet tona jetike?!…

 

Një pyetjeje që ai po i përgjigjet në mënyrën më të mirë!

 

Urime “Eco energi”!