Homazh njeriut që shkroi me zemër historinë e vendlindjes
Atë e shikoje me dosje dhe letra në duar, diku zmadhonte apo kthente me ngjyra foto të luftës, priste copëza artikujsht nga gazetat, shtypte në studio kompjuterike me gërma të zgjedhura pjesë biografike, data, ngjarje.

E kisha mik familjar, por, fatmirësisht, kur erdhëm të dy familjarisht në Tiranë, edhe komshi.
Herë pas herë, kur e shikonte që nuk e tepëronte dhe nuk bëhej i i bezdsshëm, i binte citofonit dhe më jepte “t’u hidhja një sy” fletoreve dhe ditareve të tij.
Duke ditur angazhimete mia të shumta në punë, donte të më qetësonte: “Mos u merr me shllapuritjet e mia, më thoshte, shiko punën, gjeju kohën, shikoji, kur të jesh i ngeshëm”!…
I merrja, dhe, pavarësisht se çfarë më kishte thënë, ato shikoja të parat sapo vija në shtëpi. Isha kurioz, por edhe ai e meritonte këtë vëmenje dhe prioritet.
Po kush ishte Abedin Xhaja
Abedin Xhaja kishte lindur në Krushovë të Skraparit, që fare i ri u rreshtua në formacionet partizane të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në kohën e Luftës u njoh me Vaidenë, partizane në Brigadën e Dytë Sulmuese të Korçës.

Pas më shumë se tre vjetësh në luftë, mbas çlirimit, të dy burrë e grua, shërbyen me devocion në disa rrethe të vendit.
Janë vlerësuar me medalje të shumta nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë të asaj kohe.
Si Abedini dhe Vaideja kanë qenë një aktivistë të shquar dhe të përkushtuar të Organizatës të Veteranëve të LANÇ-it të Shqipërisë.
“Orakujt e Tomorrit”, duke botuar më poshtë shënimet e tyre, iu bën Abedin dhe Vaide Xhajës një homazh nderimi gjithë veprimtarisë së tiyre atdhetare.
I përjetshëm kujtimi i Tyre!

Krushova ime
Abedin Xhaja
Krushova është një nga fshatrat më të braktisur të Skraparit. Dhe si i tillë, pë ata që kanë lindur dhe janë rritur atje, por që tashmë janë detyruar të ndërtojnë jetën larg nëpër qytete të ndryshme të vendit, është më i dhimshëm dhe më i mallshëm.
Flas i malluar dhe nuk i mbaj dot lotët kur kujtoj që gjithë ajo gjallëri e dikurshme me zërat e njerëzve, blegërimat dhe hingëllimat e kafshëve, cicërimat e zogjve, tani është kthyer në heshtje, që do ta quaja të dhimbshme dhe vrasëse, një heshtje që e gjen vetëm në varre.
Por s’kam ç’bëj dhe i kthehem bllokut tim të shënimeve, pasurisë sime të vetme , të mbushur me emra vendesh, pyjesh, kullotash e burimesh; me emra njerëzish, burra të vërtetë, luftëtarë e trim, ngjarje të gëzuara, por edhe tepër të dhimbshme; luftrave mëe të huajt, por edhe luftrave pë mbijetesë në ato male të ashpra, po, ve; luftrave mëe të huajt, por edhe luftrave pë mbijetesë në ato male të ashpra, po, veçanërisht të bukur.
Për lashtësinë e fshatit tonë flasin zbulimet arkeologjike dhe gjurmët e dikurshme që duken edhe sot.
Krushova shumë kohë meë parë ka qenë në një vend përballë që quhej Mbaravenë. Nuk e di çfarë thonë ata që janë më të shkolluar nga unë, por unë them se do të thotë, vend i mbarë, mbarë vjen (mbarëvajtje). Këtu ka shumë qeramikë, mure me gurë qikllopikë, që mund të ketë qenë një vend ilir.
Këtë ta përforcon edhe shpella që është aty pranë që quhet Shpella e Mbaravenit. Kjo shpellë ka qenë e banuar dhe në të mund të strehohen 700-800 frymë
Në Mbaravenë ka një vend me murishte të shumta që quhet Shtëpishti. Besoj se ky vend ka ngelur me këtë emër sepse aty ka patur rrënoja shtëpish.
Një vend tjetër quhet Shën Gjergj, me siguri do të ketë qenë ndonjë kishë. Këu duhet të kenë qenë banorët e parë vtë Krushovës. Më pas ata janë hedhur shumë herët në pjesën ku është fshati sot, sepse edhe aty ka emra krishterë, si Kisha, Gropa e Pirros, Ara e Kotes etj.
Përballë fshatit janë disa ara që quhen Krushe, nga kjo mund të ketë marrë emrin fshati, Krushovë. Krushe, në sllavisht do të thotë Dardhë (Gorricë), mund të ketë qenë një vend me këto lloj pemësh.
Në Krushovë deri vonë festoheshin festa shenjtorësh të krishterë, Shën Thanasi, Shën Mitri, Shën Gjergji. Por fshati ynë ka patur një histori të pasur të të gjitha kohëve, si më të vjetrat ashtu edhe më të mëvonshmet. Pra ka qenë pjesë e pashkëputur dhe integrale e gjithë historisë së Skraparit.
Burrat e këtij fshati kanë marrë pjesë në çetat për liri e pavarësi gjatë Rilindjes sonë Kombëtare, në Shpalljen e Pavarësisë, në Luftën e Parë Botërore, në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në Revolucionin e Nolit të ’24-ës, në Kryengritjen e Fierit të ’35-ës me në krye Riza Cerovën etj.
Por një faqe me të vërtet e lavdishme për këtë fshat është historia e Luftës Antifshiste Nacionalçlirimtare. Në formacinet partizane morën pjesë 35 burra dhe djem nga ky fshat dhe ranë Dëshmorë të Atdheut 12 veta, të cilët me këtë rast kam dëshirë t’i përmend dhe të ngrihem në këmbë në nderim të tyre:
Lame Dido Xhaja, Hasim Kamber Xhaja, Xemal Metush Xhaja, Sali Xhelo Xhaja, Nevruz Xhemal Xhaja, Jashar Shero Zyka, Sali Dajlan Zyko, Dake Zyko, Ramo Selman Hysi, Qerim Hysi, Avni Naim Nako.
#Z. Hoxha”Orakujt…”
