Ja historia e marrjes së eshtrave të Naim Frashërit më 1937; për Abdylin dhe Samiun, pala turke dakord, por s’duan familjarët (Pjesa e parë)
Kujt i ka rënë të shkojë nga Kodrat e Liqenit të Tiranës, me siguri ka parë varret e Vëllezërve Frashëri, këtyre tre mendjeve të ndritura që bënë epokë dhe i dhanë aq shumë Shqipërisë kur ajo kishte nevojë për t’u shkëputur nga zgjedha shumëshekullore otomane.
Në këta varre-përmendore prehen eshtrat e Naim Frashërit, të marra nga Stambolli me vendim të qevesisë së Zogut, më 1937, me rastine 35 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë; eshtrat e Abdyl Frashërit, marrë gati 60 vjet më vonë, më 1978, me rastin e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa varri i Sami Frashërit është kenotaf (pa eshtra), pasi, megjithë perpjekjet e vazhdueshme të disa qeverive shqiptare, nuk janë marrë ende.
Në nëntor të vitit 1918 te kompleksi i Liqenit, pranë varrëve të Vëllezërve Frashëri u vendosën edhe eshtrat e Mit’hat Frashërit.
Pse nuk deshën pasardhësit për eshtrat:
Të Samiut ishin në poste të larta në Turqi…
Në vitin 1937, në kuadrin e 37-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, qeveria e Zogut ngriti një komision qeveritar jo vetëm thjeshtë për kremtiminet dhe ceremonitë që do të zhvilloheshin në këtë përvjertor, por edhe për evidentimin dhe vlerësimin e figurave kryesore historike të Rilindjes Kombëtare.
Dhe vlerësimi më i madh dhe më i mirë për disa nga figurat që kishin vdekur jashtë, ishte të merreshin eshtrat e tyre dhe të varroseshin me ceremoni në Shqipëri. Ndër këto eshtra ishin edhe ato të vëllezërve Frashëri.
Në janar të vitit 1937 jep urdhër të nisin tratativat për bisedime me qeverinë turke në nivel konsullatash. Pas përpjekjes së parë me qeverinë turke, si duke u mor përgjigje negative, e cila vërtetohet me njё relacion tё Asaf Xhaxhulit, kryekonsulli shqiptar i Stambollit, dёrguar ministrit tё Jashtёm të asaj kohe, Ekrem Bej Libohova, mё 10 shkurt 1937, ku thuhet se pengesё serioze ishin bërë vetë pasardhësit e këtyre personaliteteve, sidomos ata të Sami Frashërit që ishin më të pasur dhe që kishin lidhje me qeverinë, se sa vetë autoritetet zyrtare turke ishin tё afёrmit e Samiut.
Konsulli thotë se e bija e Sami Frashërit, Samia, që është njëkohësisht edhe e shoqja e Rashid beut, ish-ministrit tё Financave turke, kishte vajtur vetë në konsullatë dhe e revoltuar kishte thënë: “Jam informuar se Qeveria Shqiptare se paska vendosur tё dёrgojё kёtu njё komision pёr tё marrё eshtrat e Naim beut, dhe sipas lajmeve suplementare tё fundit, mё rezulton se, komisioni i lartёpёrmendur do tё ngarkohet edhe pёr mbartjen e eshtrave tё atit tonё Sami bej, gjithashtu nё bazё tё njё letre qё kam marrё nga kushёriri i ynё Mit’hat beu (Frashёri), do tё mos lejojmё edhe eshtrat e Abdyl beut tё merren.
Sa pёr tё Naim beut, mund tё veprojё si tё dёshirojё mbesa e tij, zonja Naime Xhelal Rusi e cila ndodhet nё Tiranё”. Duke theksuar se me ardhjen e komisionit nё Stamboll, do tё bёnin demarshet e duhura, pёr refuzimin e kёtij veprimi. Sipas pёrfaqёsuesit tonё: “kuptohet qartazi se tё bijat dhe djali i tё ndjerit Sami bej duke u ndodhur kёtu nё pozita tё mira, jo vetёm qё nuk dёshirojnё mbartjen e eshtrave të atit tё tyre, po do tё mundohen tё nxjerrin pengesa dhe pёr ato tё Naim Frashёrit”
Prandaj sipas tij, ato tё Abdylit dhe Samiut ishte krejtёsisht e pamundur tё merreshin, dhe nga ana tjetёr sugjeronte se para ardhjes sё komisionit, do tё ishte me vend qё tё ndёrhyjej me anё tё legatёs turke nё Tiranё.
Gjithashtu, ky komision do tё ishte e mira qё tё pajisej dhe me njё prokurё, lёshuar nga mbesa e Naimit, e cila tё ngarkonte me detyrёn e tёrheqjes sё eshtrave tё gjyshit tё saj kёto autoritete.
Eshtrat e Naimit, me delegacion qeveritar dhe me ceremoni
Në këto kushte u hoq dorë nga eshtrat e Samiut. Ngeleshin ato të Naimit dhe të Abdylit. Naimi kishte mbesën e tij në Tiranë të quajtur Naime Xhelal Rusi. Në bazë të rregullave ajo kërkoi një komision ku bënte pjesë dhe vetë dhe u nis për të marrë eshtrat e gjyshit në Stamboll. Para se të nisej ajo i bëri një lutje legatёs turke me qёllim ndёrmjetёsimin pranё qeverisё sё saj, qё kёtij komisioni tё mos i nxirreshin pengesa, por t’i bёheshin lehtёsirat e mundshme.
Nga ana tjetër kryeministri ynë ngarkonte konsullin shqiptar tё Stambollit, tё ndёrhynte pranё autoriteteve kompetente, qё komisioni tё kryente detyrёn e ngarkuar. Nisur nga kjo, pёrfaqёsuesi ynё atje, mori kontakte me nёnprefektin e qytetit, tё cilit, pasi i dorёzoi njё notё tё veçantё, iu lut verbalisht pёr akordimin e lejes pёrkatёse, mbi marrjen e eshtrave tё tё ndjerit Naim Frashёri.
Nënprefekti i kishte thënëe se: “ligjet tona nё fuqi nuk kujtoj qё tё imponojnё ndonjё pengim pёr kёtё veprim, po bashkё me kёtё, mbasi i ndjeri Naim bej ka pas qenё shtetas dhe nёnpunёs turk, sidomos mbasi ka dhe tё afёrm tё tjerё kёtu, ёshtё e nevojshme qё tё merret mё parё mendimi i ministrive kompetente nё Ankara, tё cilave po ua referoj menjёherё qё sot dhe me tё marrё pёrgjigjen do t’ua njoftojmё pa vonesё”.
Pas pёrfundimit tё kёsaj procedure, qeveria shqiptare, jo më vonë se një muaj mori vendim pёr krijimin e komisionit, i cili do tё shkonte nё Stamboll. Sipas kёtij vendimi, ai do tё kryesohej nga nёnkolonel Shefki Shatku, komandant i Pёrgjithshёm i xhandarmёrisё dhe Asaf Xhaxhuli, kryekonsull i Mbretёrisё Shqiptare nё Stamboll.
Më 18 prill 1937, mbasi ishin kryer tё gjitha formalitetet e duhura, u zhvillua nё Merdiven Qoj, teqe bektashiane në Stamboll nё mёnyrё solemne ceremonia e nxjerrjes sё eshtrave tё Naim Frashёrit, ku merrni pjesë të afërm të familjes si dhe studentë dhe shqiptarë me banim në Stamboll. Me 2 qeshor 1937 eshtrat e Naimit mbёrritёn nё atdhe.
E bija e Sami Frashërit, Samia: “Mos na ngatërroni me qeverinë tonë”
E bija e Sami Frashërit, Samia, që është njëkohësisht edhe e shoqja e Rashid beut, ish-ministrit tё Financave turke, kishte vajtur vetë në konsullatë dhe e revoltuar kishte thënë:
“Jam informuar se Qeveria Shqiptare se paska vendosur tё dёrgojё kёtu njё komision pёr tё marrё eshtrat e Naim beut, dhe sipas lajmeve suplementare tё fundit, mё rezulton se, komisioni i lartёpёrmendur do tё ngarkohet edhe pёr mbartjen e eshtrave tё atit tonё Sami bej, gjithashtu nё bazё tё njё letre qё kam marrё nga kushёriri i ynё Mit’hat beu (Frashёri), do tё mos lejojmё edhe eshtrat e Abdyl beut tё merren.
Sa pёr tё Naim beut, mund tё veprojё si tё dёshirojё mbesa e tij, zonja Naime Xhelal Rusi e cila ndodhet nё Tiranё”.
Mit’hat Frashëri inat me qeverinë për eshtrat e të atit: “Mirë janë atje ku janë, në Stamboll”
Me 2 qeshor 1937 eshtrat e Naimit mbёrritёn nё atdhe, kurse ngelet enigmë pse nuk erdhën eshtrat e Abdylit, megjithëse ai kishte djalin e tij, Mit’hatin në pozita të larta në Shqipëri. Nuk ka dokument, por flitet se Mit’hati në atë kohë ka kaluar një krizë momentale me qeverinë e asaj kohe dhe për karshillëk nuk ka dashur të zbatojë vendimin e saj.
Kjo duket edhe në letrën që i shkruan konsullit tonë e bija e Sami Frashërit, Samia, se edhe Mit’hati është dakord që të mos merren eshtrat e etërëve tanë.
(Vazhdon në pjesën e dytë)