Zahireja e dimrit për bagëtitë, traditë dhe kulturë e veçantë pune në zonën e Skraparit dhe të Tomorricës

Zahireja e dimrit për bagëtitë, traditë dhe kulturë e veçantë pune në zonën e Skraparit dhe të Tomorricës

Ndër punët më të rëndësishme, që i kushtohej dhe i kushtohet ende kujdes i veçantë në zonën e Skraparit dhe të Tomorricës, është sigurimi i bazës ushqimore dhe zahiresë së bagëtive për dimrin, punë të cilat bëhen që në verë, siç ishin grumbullimi i barit të thatë, kashtës, mistrishtave, dushkut etj.

 

Një pjesë e mirë e tyre, si bari, mistrishtat, dushku, për të mos zënë vend në kasolle apo hangarë vihehen mullarë (qipi).

 

Ishte një kulturë pune që bëhej me shumë kujdes dhe mjeshtëri, që mullarit të mos i hynte uji  dhe të mos kalbej, por të ishte edhe estetik nga forma, pasi në një farë mënyre pasqyronte  edhe kulturën e të zotit.

 

Në disa raste kur qipitë e dushkut viheshin në pyll, që të mos i dëmtoheshin nga poshtë bësheshin në lartësi në një dru lisi që të mos ia arrinin bagëtia (shih foton në kopertinë)