KëndVështrim
Një foto interesante e shpërndarë nga J(emi) S(kraparllinj) që ka tej në sfond Ostrovicën dhe Qafën e Martës, kufirin lindor të Skraparit me Korçën.
Ndërsa pika nga është bërë kjo foto, me sa duket, është në ekstremin tjetër perëndimor, malin e Taroninës, kufi me Përmetin.
Gjithë ajo hapësirë e kapur nga objektivi i aparatit ëshë gati gjysma e Skraparit, me fshatrat e luginës së Osumit, zonës së Potomit dhe një pjesë të fshatrave të Tomorricës.
Një foto e bukur dhe profesionale, së cilës, fatkeqësisht, nuk i dimë autorin.