Mes Skrapallinjve
Mihal Gjergji
Më merr një valë e butë Osumi
Dhe bëhem zë e iso kënge
Tomorrin shkund, e zgjon nga gjumi
Oi…e shtruar e një nëne
Në shteg të malit rend një zanë
Në krah i rri Novruz Sulltani
U pamë në sy, e s’di ç’më thanë
I ndjek nga pas si qëngj kurbani
U praps mbi ballë puhizë e lehtë
Një tufë baluke, fshin ca rrudha
E xhufkat brofin, hapen retë
Nën fustanellë u qeshet udha!