Mirush Kabashi: “Ja çfarë më lidh dhe kush më ka bërë pak skraparlli”!…
Sa herë që binte rasti të takoheshim në veprimtari të ndyshme, më thoshte se kam një “Skraparlli” të thekur në shtëpi, që na ka bërë tërë si familje e si fis “Skrapallinj”.
Ky është im vëlla, Kujtimi, që tani banon prej vitesh në SHBA.
Kujtimi ishte afeksionuar dhe “bënte bѐ” për ju.
Kishte qenë disa vite mësues dhe punonjës kulture në rrethin tuaj.
Kur u kthye që andej vuri rregulla të forta dhe zakone të mikpritjes dhe të muhabeteve në shtëpinë tonë.
E kam me vërtѐ, të vish dhe të shikosh!
Japim dorën dy herë, një herë te dera jashtë e një herë kur ulesh…si ju. Muhabetin e fillojmë me tri gotat e para të urimit nga i zoti i shtëpisë dhe pastaj ia “dorëzojmë” mikut. Dollinë e bejmë me të gjitha adetet tuaja, me shëndete një për një, por edhe “zabërzançe”. Dhe kur lulëzonim e “pshënjeshim” nga rakia” ia merrnim edhe këngës së Lace Backës dhe valles “Hajde dhe moj Minushe” të Skraparit. Aq sa dinim, shatrapatra , por i qëndronim “besnik” zakonit!…
Dhe Kujtimi nuk të falte!
Pastaj më përmendte “skraparllinjtë e sotëm të Durrësit”:
Të vendosur në Kodrat mbi qytet, në Kodrat e Arapajt buzë detit nga Shkozeti te Plepat janë enklava më civile e qytetit bregdetar të Durrësit.
Pas durrsakëve-ë-ë-ë! Se na fike!
Dhe qeshte…
Lamtumirë “Sokrati” shqiptar!