Njoftim i Bashkisë Skrapar: Hajri Xhamëni nderohet me titullin “Qytetar Nderi i Skraparit”
Fundi i vitit, përveçse një festë e bukur për vogëlushët e qytetit të Çorovodës, do të ishte dhe një emocion i veçantë për një njeri, që gjithë jetën, talentin dhe profesionalitetin e tij e shkriu për breza të tërë fëmijësh të këtij qyteti.
Ky ishte Hari Xhamëni, të cilin Bashkia e e Skraparit e nderoi me titullin “Qytetar Nderi i Skraparit”. Është njën ga nderimet më të merituara që ka bërë Këshilli Bashkiak, por njëkohësisht është edhe një gjetje e bukur dhe kuptimplotë, që kjo ceremoni u zhvillua mes zërave të fëmijëve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të këtij qyteti .
Në këtë aktivitet merrnin pjesë mësues, drejtues të shkollave, përfaqësues të bashkisë, prindër dhe nxënës.
Në fjalën e tij përshëndetëse kryetari i Bashkisë, Adriatik Mema vlerësoi kontributin e Hajri Xhamënit, duke u shprehur: “Kam zgjedhur ta organizoj këtë ceremoni në këtë godinë, sepse këtu Hajriu ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij profesionale. Ai është një mësues, instumentist, muzikant që ka bërë shumë për edukimin muzikor të fëmijëve dhe të rinjve duke e përfaqesuar Skraparin me dinjitet në nivel kombëtar.
Në fund, mes emocionesh, duke marrë këtë titull, Xhameni falenderoi Këshillin e Bashkisë dhe gjithë banorët e Çorovodës për vlerësimin që i bënë.