“O Skrapar, mali me lule”, kënga hit e grupit të Skraparit në Festivalin e Folklorik të Gjirokastrës
“O Skrapar, mali me lule”, ishte kënga më bukur dhe më e duartrokitur e grupit të Skraparit në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në të gjithë komponentët, si tekst, si interpretim, por edhe si gjetje burimore në thesarin e vjetër të folkut të kësaj krahine.
Ajo erdhi nëpërmjet zërit kumbues të dy këngëtarëve të njohur të grupit, Nesim Mëno dhe Sefedin Çela.
Më poshtë po japim tekstin e këngës:
O Skrapar, mali me lule
O Skrapar, mali me lule,
Kokën kurrë nuk e ule.
E mbajte ballin tek retë,
Atije ku lindin rrufetë.
Ti në gjunjë s’bie kurrë,
Veç kur puthesh me flamurë.
Me flamurin kuq e zi,
Si njeriu me njeri.
Çeli fara e Bektashinjve,
Dhe në zemrat e të rinjve.
Të gjithëve po t’u hapësh gjinë,
Kanë brenda Abaz Alinë.
O vendi që na ke rritur,
Shkrove histori të ndritur.