“Orakujt e Tomorrit” – ende në këmbë, falë jush!
Ka momente kur një fjalë e mirë, një mendim i sinqertë apo një dorë e zgjatur në kohën e duhur bëjnë diferencën. Këto ditë, falë zemrës së madhe të disa dashamirësve, arritëm të përballojmë të gjitha detyrimet financiare dhe të sigurojmë vijimësinë e gazetës sonë online “Orakujt e Tomorrit” edhe për një vit tjetër.
Nuk është thjesht një vazhdimësi. Është një dëshmi se kjo gazetë nuk është vetëm e jona, por e të gjithëve ju që e lexoni, e ndiqni dhe e mbani gjallë çdo ditë.
Mirënjohje të thellë për çdo kontribues, bashkëpunëtor, lexues dhe ndjekës që, përmes komenteve, mesazheve, postës elektronike apo WhatsApp-it, u bënë pjesë e shqetësimit tonë dhe e kësaj përpjekjeje për të mos e lënë të shuhet kjo dritë.
Çdo klikim, çdo lexim, çdo fjalë mbështetjeje nga ana juaj na jep forcë dhe na shton përgjegjësinë për të qenë më të mirë, më të saktë dhe më pranë jush.
Kjo është një marrëveshje e heshtur mes nesh – një besim që nuk shkruhet në letër, por mbahet në ndërgjegje dhe në zemër.
Faleminderit që jeni me ne!…
…dhe, mos na harroni:
“Orakujt e Tomorrit”, çdo ditë – për ju dhe me ju…
Administratori
